• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skaneri gjerman / 5 shuplakat e Bundestagut ndaj Ramës dhe Markut

22:36 : 24/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bundestagu gjerman vendosi një po me 9 kushte për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, duke autorizuar qeverinë gjermane që të monitorojë hap pas hapi plotësimin e kushteve, me të drejtë ndalimi, deri në pezullim të procesit.

Nëntë kushtet e Bundestagut janë raportuar më parë, ndërsa dokumenti i deputetëve gjermanë i bën një skanim të detajuar qeverisjes Rama, situatës politike në vend, por edhe mënyrës së veprimit të organit të akuzës për çështjet sensitive.

Kështu referuar dokumentit, në pikë 2, flitet për drogën.

“Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm”.

Lexo edhe:

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Referuar këtij konstatimi bie çdo pretendim i qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të kontrolluara tërësisht nga Rilindja lidhur me luftën ndaj narkotikëve.

Ajo çka skanon dokumenti i Bundestagut është se Shqipëria mbetet bazë e trafikut të drogës, roli i saj është rritur në trafikimin e saj drejt Europës. Kjo do të thotë se policia e Lleshit apo e Veliut mund të kenë shkulur bimë kanabisi për statistika, por nuk kanë mundur të t´a nxjerrin Shqipërinë nga harta e vendeve që konsiderohen si baza të lëndëve narkotike.

Kjo përbën edhe shuplakën e parë të Bundestagut për Edi Ramën, qeverinë e tij dhe Rilindjen.

Në pikën 3 të dokumentit gjerman, flitet për krizën politike në Shqipëri, të cilën Edi Rama dhe Rilindja e mohojnë.

Ndoshta për konsum të brendshëm politik çdo qeveri mund të mbante një qëndrim të tillë, por skanimi që i bën Bundestagu situatës politike në vend vë me shpatulla për muri Kryeministrin.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundestagu i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike”, thuhet në dokument.

Pra prej shkurtit 2019, kur opozita dorëzoi mandatet e deputetëve, sot në tavolinën e Kryeministrit dhe Rilindjes është një dokument i Bundestagut që kërkon zgjidhje të krizës.

Ndoshta refuzimi i planit gjerman për zgjidhjen e krizës para 30 qershorit nga Kryeministri, ka detyruar deputetët e Bundestagut që në dokumentin e tyre, ta vendosin si kusht për hapjen e negociatave zgjidhjen e krizës politike.

Në pikën e 4-t të dokumentit evidentohet fakti se Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese janë jo funksionale.

Referuar deklarimeve të herëpashershme të Kryeministrit se më mirë pa gjykata se ashtu siç ishin, duket se Bundestagu i ka dhënë një shuplakë tjetër jo vetëm Edi Ramës, por çdo institucioni që ka përgjegjësi për përzgjedhjen e kandidatëve për dy gjykatat më të larta në vend.

Në pikën 6 të dokumentit, Bundestagu vë theksin në procedimet penale dhe përfundimin sa më shpejt të tyre lidhur me rastet e blerjes së votave.

Ndoshta kjo është goditja më e rëndë ndaj Kryeministrit dhe Rilindjes, të zgjedhurve  dhe emëruarve të saj, me apo bekim të diplomatëve në Tiranë, në organin e akuzës.

Përgjimet në dosjet 184 dhe 339 duket se nuk janë një kafshatë që mund të kapërdihet me batuta apo lojën ping-pong. Deri më tani Qeveria nuk ka pasur asnjë vullnet për të çuar para drejtësisë emrat e përfshirë në dosjet që janë publikuar edhe në gazetën gjermane Bild, ku rezultojnë të implikuar ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe një dyzinë zyrtarësh të lartë të emëruar apo komanduar nga Rilindja. Praktikisht ky mund të jetë konstatimi dhe njëherazi kushti më i vështirë që mund të ketë Rilindja në qeverisje dhe institucionin e akuzës në morinë e kushteve gjermane për t´u plotësuar.

Në vijim, të kësaj pike, Bundestagu kosntaton se “deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash”. Pra jo vetëm ndaj Edi Ramës, por Bundestagu nuk ka kursyer shuplakat as për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, që prej dy vitesh drejton organin e akuzës, dhe me një urdhër të saj, dosjen 184, e transferon nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës, duke zvarritur procesin.

Në pikën e 7 të dokumentit, Bundestagu ndalet te votimet e 30 qershorit.

“Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve”.

Deri më tani nga Kryeministri dhe Rilindja ishte pohuar se votimet e 30 qershorit kanë ligjshmëri, por duket se deklaratat e tyre nuk kanë bindur aspak Bundestagun që kërkon një vendim urgjent nga Kushtetuesja. Pra Bundestagu rrëzon të gjithë procedurën e shpikur nga qeveria Rama se dekretet e Presidentit për datë zgjedhjet mund të rrëzohen me vendime KQZ-je apo Kolegji Zgjedhor.

Pra përveç 9 kushteve dhe dokumentit që skanon gjithë problematikën që ka sot Shqipëria, duket se deputetët gjermanë i kanë “dhuruar” Edi Ramës një po, jo vetëm me 9 kushte, por edhe me 5 shuplaka. Pavarësisht entuziazmit në kuadrin e një loje politike për konsum të brendshëm, Bundestagu nuk i dha mundësinë Ramës as të ketë një fitore si ajo e Pirros.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025
SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
Para

Aktivisti: Bashkitë drejtohen nga tutorë të vajzave shqiptare, trafikantë të drogës dhe kriminelë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com