Profesoresha e Inxhinierisë së Ndërtimit Lulieta Bozo e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për tërmetet, sqaroi arsyet teknike përsë pati shembje dhe shkëputje të fasadës tek fakulteti i “Gjeologji-Minierave”.
Sipas Bozos arsyeja lidhet me restaurimin pa cilësi të kryer dhe jo me godinën.
Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Godina e vjetër s’ka lëvizur fare. Ato janë pllakat që i kanë vënë, nuk i kanë ngjitur mirë kanë rrëshkitur. Parapeti sipër nuk është bërë sipas kushtit teknik, ka ikur është shkëputur nuk është lidhur fare me muraturën. Ajo godinë e vjetër nuk ka lëvizur. Ndryshe nuk ka si të ikte. Kanë dashur ta restaurojnë dhe kanë bërë një ndërtim pa cilësi.
Blendi Fevziu: Në Shqipëri thonë si sytë e tyre. I kanë vendosur ashtu dhe prandaj ka rënë.
Inxhiniere Ndertimi Luljeta Bozo:Po si sytë e tyre . Po të hyni brenda godinës së fakultetit nuk ka asnjë problem. Është pjesa restauruese që nuk e kanë bërë si duhet.
Blendi Fevziu: A zbatohen këto kodet e sizmikës ?
Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Kushti i ’89 – së është ende në fuqi kurse kushtet e reja teknike të projektimit ka të pjesshme. Por për ndërtimet, të tërë pretendojnë se ne projektojmë me “Euro kodin”.
Blendi Fevziu: Po a zbatojnë të paktën?
Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: ‘Euro kodi’ është rregulli i përgjithshëm por bëhet konkret kur e përshtat me kushtet e vendit tënd. Sepse ti ke të tjera kushte gjeologjike, të tjerë teknologjike, të tjera nivele. Unë nuk mund të zbatojë përshembull ‘euro kodin’ që zbaton Gjermania, pasi ka tjetër teknologji tjetër nivel.
Blendi Fevziu: Po ndërtimet pa leje, thua nuk ke asnjë garanci?
Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo: Ndërtimet pa leje janë pa projekt , pa gjë fare, i kanë bërë sipas qejfit. /tvklan.al