• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet e aksidentit të rëndë ku vdi.qën 4 gra/ Shoferin e arrestojnë në spital, i shpëtoi …

11:22 : 24/09/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Shoferi i mjetit me të cilin udhëtonin katër gratë që mbetën viktimë e një aksidenti të rëndë ndodhur të hënën në Elbasan, është arrestuar nga policia, e cila thotë se 36-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Drejtuesi i makinës “Seat”, ka marrë gjithashtu plagë të rënda dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Babai i një djali të mitur, sipas Policisë Rrugore, është shpëtuar nga rripi i sigurimit që mbante në momentin e përplasjes së fortë, që rezultoi fatale për katër pasagjeret në makinën e drejtuar prej tij.

Njoftimi i policisë sot:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”, shtetaset: F. A., 64 vjeçe, banuese në Gramsh, J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik, L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik, si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lexo edhe:

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

Viktima Jonida Kotorri e bashkëshorti i plagosur

Ngjarja

Një 68-vjeçare, pasi kishte marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili prej disa ditësh gjendej në Tiranë për mjekim, bashkë me disa të afërme, u nis për në banesën e saj në Gramsh, për organizimin e ceremonisë mortore të burrit.

Në afërsi të fshatit Papër të aksit rrugor Elbasan-Peqin, automjeti me të cilin ato udhëtonin u përfshi në një aksident. Përplasja e makinës “Seat” ishte fatale për 68- vjeçaren dhe tri të afërmet e saj, ndërsa shoferi u plagos rëndë.

Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë lagështia në rrugë, gjithashtu edhe shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit, Gëzim Kotorri, e ka pasur të pamundur të rimarrë kontrollin e makinës duke bërë disa rrotullime në rrugë dhe duke kaluar në pjesën e korsisë, ku automjetet lëviznin në drejtim të kundërt.

Pikërisht nga një makinë “Skoda” që po i vinte përballë ka ndodhur dhe përplasja më e fortë, ndërsa në aksident është përfshirë dhe një automjet tjetër tip “Ford”. Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:20, ku nga përplasja e fortë, makina “Seat Ibiza” doli jashtë rrugës duke kaluar dhe barrierën mbrojtëse.

Menjëherë është tentuar që të aksidentuarve t’u jepet ndihma e parë nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndaluar mjetet e tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur pesë autoambulanca nga Elbasani dhe Policia. Në pamundësi për të nxjerrë trupat e pajetë nga mjeti, për shkak të shtypjes së fortë të makinës në anën e pasagjerit, në ndihmë ka mbërritur edhe mjeti i zjarrfikëses ku efektivët janë angazhuar për nxjerrjen e trupave.

Tri prej grave u deklaruan të vdekura në vendin e ngjarjes, ndërsa 30-vjeçarja ndërroi jetë disa orë më pas në spital, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. /Panorama/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025
BOTA

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025
AKTUALITET

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025
Para

FOTO/ Wanda Nara shfaqet nudo, 'thyen' rrjetin

TË GJITHA

Horoskopi, 21 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 20/08/2025

Shefat e NATO-s zhvillojnë “bisedë të hapur” rreth garancive të sigurisë për Ukrainën

22:51 : 20/08/2025

Lubonja: Liria e shprehjes në Shqipëri rrezikohet nga Kodin i ri Penal

22:39 : 20/08/2025

E rëndë në Durrës/ 45-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se…

22:26 : 20/08/2025

Plagosja në ‘Valamar’/ Publikohet FOTO e autorit! Qëlloi të riun pas sherrit për parkimin

22:15 : 20/08/2025

Zjarret/ 12 vatra të raportuara sot, riaktivizohen flakët në Lapardha

22:01 : 20/08/2025

“Qeveria manipulon të dhënat”/ Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

21:46 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com