Fare i vogël dhe zemra i hap telashe një fëmije që rruga e tij e jetës sapo ka filluar.
Noeli është vetëm 14 muajsh, por në hapat e parë të jetës po përballet me një nga sfidat më të mëdha që i ka rezervuar ajo. Vogëlushi vuan nga një sëmundje e zemrës e quajtur “Aritmi e shpejtuar”, çka do të thotë që djali ka rrahje të shpehta të zemrës, mbi normalen, gjë që po i rrezikon jetën.
20 ditë më parë prindërit e kanë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Vlorës, e më pas e kanë nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht pa asnjë rezultat.
jekët nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për jetën pasi sipas tyre kjo llojë sëmundje është e rrallë për moshën e Noelit, edhe nuk kanë mundur të zbulojnë shkakun e vërtët nga se vjen. Gjyshja e Noelit, Valentina Myzeqari tregon se kjo sëmundje e cila i është shfaqur djalit vjen edhe nga keq ushqyerja si edhe nga kushtet e këqija të jetesës, lagështia e shtëpisë që tashmë po i rrezikojnë jetën e Noelit edhe vëllait të tij të vogël.
Për Noelin doktorët nuk kanë dhënë ndonjë kurim të vecant por vetëm një ilac për të rritur rezistencën e zemrës, duke i prërë në këtë mënyrë cdo shpresë për jetën.Gjyshja e Noelit, Valentina Myzeqari bënë apel për ndihmë për nipin vetëm 14 muajsht. Sipas saj prindërit e Noelit edhe gjyshërit nuk kanë më nevojë as për bukë, as për shtëpi edhe as për para, ata duan vetëm të shikojnë djalin e tyre të vogël shëndosh e mirë. Kjo është ëndërra e tyre të cilën kanë nevoj për mbeshtetjen e të gjithëve për ta realizuar. Noel Agaraj jeton në një shtepi të rrënur në fshati Kropisht të Vlorës me prindërit e tij Mirjan dhe Xhuana Agaraj, vëllain tjetër të vogël dhe me dy gjyshërit. 6 persona mes tyre dy fëmijë jetojnë në një banesë që as e tillë nuk mund të quhet më. Shtëpi të cilës i mungon catia, cfarë bie jashtë bie edhe brenda, me mure të rrëzuara përtok, plotë lagështi, e cila tashmë ka sëmuruar edhe dy fëmijët e vegjël të familjes Agaraj.
Mamaja e Noelit prej kohës është më statusin e invalidit pasi ka humbur në masën 50 % shikimin teksa vuan edhe nga crregullime mendore si rjedhojë e gjendjes të rënduar të djalit, ndërsa i ati punon me bagëti si coban në mal, për të siguruar të ardhurat për të jetuar. Noeli ka lindur më 20 Qershor 2018, është vetëm 14 muajsh, ka nevojë të menjëhershëm për dërgim jashtë shtetit, në mënyrë që të kurohet në një spital më të specializua i cili të bëj të mundur edhe gjetjen e shkakut ngase vjen sëmundja, duke dhënë edhe mjekimet përkatëse.