Kandidatët për Kryeprokuror/ Komisioneri Publik nxjerr bllof KLP e Gent Ibrahimit

Komisioneri Publik dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë përplasur sot në distancë lidhur me shtyrjen e proçesit të pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Mbledhja e sotme për përcaktimin e renditjes së kandidatëve u shty me argumentin se “në KLP nuk ka mbërritur ende zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çelaj”.

Por, Institucioni i Komisionerëve Publikë, bën më dije se vendimi nr.185, datë 23.7.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Olsian Çela, bazuar në nenin 63, pika 1, të ligjit nr. 84/2016, i është njoftuar Komisionerit Publik në datë 6.9.2019, nëpërmjet shërbimit shtetëror postar.

“Bazuar në nenin 63, pika 1, e ligjit nr. 84/2016, Komisionerët Publikë kanë afat 15 ditë, nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për ta ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nisur nga fakti që afati 15-ditor, në rastin konkret, mbaronte më datë 21.9.2019, ditë e shtunë, bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për paraqitjen e ankimit mbaron ditën e punës që vjen pas asaj të pushimit, pra sot, e hënë, datë 23.9.2019.

Komisionerët Publikë, duke qenë institucioni i vetëm, ndër tri institucionet e rivlerësimit, që në bazë të ligjit, kompetencën e tij kushtetuese për të ankimuar ose jo vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e ushtron brenda një afati të prerë kohor, 15 ditë, janë duke përmbushur detyrimet e tyre me kapacitet të plotë.

LEXO EDHE  Grabitje me armë në Korçë

Ju bëjmë më dije se nga data 4.9.2019, Komisionerëve Publikë u janë njoftuar 10 vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të cilat njëkohësisht janë në proces shqyrtimi nga Komisionerët Publikë”, thuhet në reagimin e Komisionerit Publik.

KLP kishte caktuar sot mbledhjen për pikëzimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Kjo mbledhje është njoftuar të Shtunen që do te zhvillohej të Hënën, per faktin se në atë ditë (të shtunën), përfundonte afati 15 ditor i ankimit të mundshem për Olsian Çelën.
Mesa duket, KLP nuk i ka bere llogaritë si duhet, pasi, kur dita e fundit e afatit bie në ditë pushimi (të shtunën), afati shtyhet në ditën e parë të punës (pra, të Hënën).

Kjo do të thotë se Komisionerit i mbaron sot, ne oren 16.00 afati i ankimit. KLP deklaroi paraditen e sotme se do të shtyjë vendimin për pikëzimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, për shkak se nuk kanë marrë njoftim nga Komisioneri Publik për ankim ose Jo.
Por duket se pas reagimit të Komisionerit Publik , duket se afati mbaron pasditen e sotme.