Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë gjatë pasdites së të shtunës, përpos dëmeve materiale që solli edhe ndërprerjen e eventeve ceremoniale, që në fundjavë janë të shumta.
Një çift që po festonin lidhjen e tyre në martesë, u është dashur të ndërpresin ceremonine dhe të vrapojnë bashkë me dasmorët jashtë lokalit, pasi kanë ndjerë dridhjet e fuqishme të tërmetit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit.
Një prej dasmorëve i veshur me kostum tradicional kombëtar ka treguar për Report Tv se në momentin e tërmetit ata kanë nxituar të futen poshtë tavolinave.
“Jemi futur poshtë tavolinave. Nxituam të nxjerrim fëmijët jashtë. Njerëzit u përqendruan te dasma pastaj”, tha dasmori.