Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap dyert e xhamive në Tiranë dhe Durrës në shenjë solidariteti me qytetarët, të cilëve u janë dëmtuar banesat si pasojë e tërmetit.
Lajmin e bën të ditur një prej zyrtarëve të KMSH-së, Ilir Selba.
“Vellezer e motra ne keto caste te veshtira pë po kalon Durrsi Tirana për shkak të tërmetëve të sotmëm jemi pranë të lënduarve edhe pranë atyre qe sonte ju mungon catia e shtëpisë me lutjet tona qe Allahu jua lehtesoftë . Meqe po dëgjojmë ne mediat Vizive se shume fëmijë nuk po pranojnë të futen nëpër banesa ju bëj ftesën publike se Ambientet e xhamisi Ibë Tiranë si edhe familjet Tona janë të hapura për këto njerez sonte më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë . Allahu e lehtësoftë këtë situatë Allahu na ktheftë në rrugë të drejtë”, shkruan Ilir Selba në reagimin e tij.