• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shfaqe e re, Tahiri i vjetër/ Ish-ministri bën viktimën (Të gjitha deklaratat)

11:52 : 21/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbajti një deklaratë për mediat këtë të shtunë, dy ditë pas vendimit të Krimeve të Rënda, që dha për të dënimin 3 vite shërbim prove.

Siç ka artikuluar përherë, edhe sot Tahiri është shprehur se është i pafajshëm. Ka lëshuar sulme ndaj ish-kundërshtarëve politikë e mediave, duke thënë se emri i tij është baltosur pa të drejtë. Lavdëroi punën e bërë si ministër e mohoi akuzat për kanabizimin e vendit.

Edhe për vendimin e gjykatës, që e shpalli fajtor për shpërdorim detyre, tha se ishte i pakuptimtë dhe paralajmëroi apelim.

“Heshta përralle gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë dhe jo se s’di të flas. sepse kam besuar që nuk duhej të ishte gjyq popullor por shembullor. E bëra duke ditur edhe sakrificën e kujtdo që do të donte të më besonte para akuzave dhe gënjeshtrave që bien mbi kurrizin tim. Po të shtosh edhe se sa gazetarët kanë shfrenuar fantazinë me shpifje dhe akuza dhe sa analistë kanë nxjerrë përfundime të gabuara, unë heshta i bindur në respekt të drejtësisë. E kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit, por e lashë vullnetarisht. Mund të rrija në parlament edhe pse hetohesha dhe të shfrytëzoja politiken siç kanë bërë të gjithë para meje pa asnjë përjashtim. Kanë ndenjur në parlament edhe pse janë akuzuar për vjedhje dhe vrasje. Unë e lashë mandatin, ndërpreva çdo aktivitet politik dhe sepse çdo drejtësi nën sqetullën e politikës s’do ishte drejtësi për mua. Është më mirë rreziku nga padrejtësi sesa drejtësia që të bën politika. U përballa si qytetar I thjeshtë me të gjithë drejtësinë dhe politikën. Edhe me ata ca që heshtën dhe nuk mu ndan nga fyti që nga dita ime e parë në politikë, unë besoj se burrat dallohen nga cilësi e armiqve që kanë. Unë këtë rrugë zgjodha që kur isha në opozitë, edhe kur isha ministër edhe tani me këtë rrugë do edukoj fëmijët e mi. vetëm për të vërtetën time. Që në nisje mbajta mbi kurriz akuza nga më të çuditshme, se fitoja 5 mln euro në muaj dhe harxhoja për fushatë 20 mln euro në muaj. Për fat gjykata italiane gjykoi dhe thanë qartë se unë ‘kam asnjë lidhje’. Karroca e prishur e akuzave ndaloi këtu në një stacion. Të gjitha cfarë janë thënë për mua janë gënjeshtra. Siç e tha edhe gjykata italiane dhe shqiptare asnjë komunikimi dhe kontakt me këdo që është akuzuar në këto dy vjet bashkë me mua. Nuk kam pasur asnjë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm. Kam bërë vetëm punën time. Këto dhe shumë gënjeshtra të tjera nuk i thashë kurrë në publik deri ditën që dola në gjykatë. Por tani do i përsëris shumë më shumë se kaq se gënjeshtrat një ditë bien. Sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua. Gënjeshtrat morën një përgjigje edhe pse as e plotë dhe as përfundimtarë. Kjo për mua nuk është drejtësi e plotë dhe beteja për të drejtën time ndaloi dje në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara”, tha Tahiri.

“Vendimi nuk është zbardhur ende dhe mua s’më takon të flas më shumë. Por, disa kushërinj të mi kanë përmendur emrin tim dhe se kam luftuar si duhet kanabisin. Unë mezi po pres ta lexoj vendimin dhe të shoh cilin ligj kam shkelur duke shpërdorura detyrën që mu caktua dhe mu besua. Një vendim gjykate nuk komentohet dhe vetëm ankimohet e sidomos kur as s’është zbardhur dhe as është bërë publik. Unë do ta ankimoj sapo të zbardhet. Unë drejtësinë e kam pritur 2 vjet dhe nuk është bërë ashtu siç duhet. Unë do ta pres. Nuk e kam shpërdoruar në asnjë sekondë detyrën, por e kam bërë me shumë pasion dhe përkushtim bashkë me ekipin që punuan me mua. Luftuam krimin me rekorde të pamenduara ndonjëherë dhe ata që e zhytën vendin në krim sot me akuzojnë mua. Kush mendon se para se të merrja unë detyrën kanabis kishte vetëm në Lazarat gabohet rëndë. Nuk e them unë por edhe kronikat dhe policia. Bëra detyrën time si ishte më e drejtë, por bëra gabim që e thashë publikisht ku mbillej kanabis në Shqipëri. Duke e ditur se sa më shumë ta luftoja ne çdo cep, aq me shumë do mendohej gabimisht ‘obobo nga u mboll e gjithë kjo’. Nuk ka ndodhur kjo gjë kur unë isha në detyrë por ishte i mbjellë prej kohësh. Do përballem edhe me këtë akuzë. Ka pasur vendi ministra të tjerë, qeveri të tjera. Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetar nuk u akuzua për shpërdorim detyre dhe as kryeministri i asaj kohë që la kanabisin të mbillej, nuk u akuzua për shpërdorim detyre. As ish-ministri që vrau dhjetar persona në Gërdec, nuk është akuzuar për shpërdorim detyre. Prandaj sot serbes-serbes shesin dëngla në emër të popullit dhe më hedhin mua baltë. Mua më intereson vetëm e vërteta ime dhe do o shkoj deri në fund ashtu siç nuk e ka bërë askush. Mua më takon të rri e të pres. Të marr vendimin dhe ta apeloj urgjentisht dhe të përgjigjem me përulësi për çdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia, para drejtësisë dhe publikut. Ka shumë qytetarë që sot me besojnë dhe unë I falenderoj pa masë. Ka plot të tjerë që s’më besojnë, edhe ata i falënderoj”, u shpreh.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

Më tej, duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve, foli për “mesazhet e koduara”, mundësinë e rikthimit në politike dhe iu përgjigj deklaratave të ambasadave për vendimin e dhënë ndaj tij nga Krimet e Rënda.

Të gjitha deklaratat e ish-ministrit

“E ça pastaj se s’më ka shkruar Rama?’/ Tahiri ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit: Në këtë rrugë jam vetëm

Tahiri flet për njerëz të kapur: Unë nuk jam kurban! Kam njohur burra që…

Tahiri godet ambasadën amerikane: Nuk flitet për një vendim gjykate të pazbardhur!

Mesazhi i Tahirit: Askush s’vendos për jetën time dhe pjesëmarrjen në politike

‘Kur qau Saja’/ Tahiri shuan kureshtjen: Është fisnike kur burrat derdhin lot…

Mesazhe të koduara për Fatmir Xhafjan? Flet Tahiri: Do pres ditën dhe do tregoj…

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Mesazhe të koduara për Fatmir Xhafjan? Flet Tahiri: Do pres ditën dhe do tregoj...

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com