Lëkundjet e forta të tërmetit shkaktuan frikë te qytetarët, por kjo gjë nuk ka ndodhur me mjekët dhe stafin e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Mjekja Anika Dokle përmes një postimi në Facebook na tregon situatën në spitalin në fjalë dhe se si stafi i tij është ende në gatishmëri për lindje të reja.
“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj, teksa publikon edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me kolegët e saj si dhe me gra që presin të bëhen nëna.