Superfsida e kësaj jave në Kategorinë Superiore, Kukësi-Tirana e luajtur në “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të verilindorëve.
Abazaj dhe Shkurtaj ishin autorë e golave për Kukësin nga një për secilën pjesë, ndërsa Kobina shkurtoi diferencat për ekipin e Tiranës në minutën e ’83.
Kjo ishte humbja e parë për ekipin kryeqytetas, të cilët pas kësaj jave së bashku me Kukësin ndajnë kreun e klasifikimit me nga 10 pikë.