Edhe këtë herë është Interi ekipi triumfues në derbin e “Della Madonnina”. Zikaltërit arritën të fitonin me rezultatin e pastër 0-2 përballë Milanit.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën dy golat mbajnë firmën e Brozoviç dhe Lukakut. Kroati dhe belgu shënuan në minutat 49 dhe 78-të për t’i dhënë lavdinë dhe kreun Interit.
Pas 4 javësh, zikaltërit kryesojnë me pikë të plota, 12, teksa Milan regjistron humbjen e dytë. Aktualisht, kuqezinjtë mbajnë vendin e 9-të me 6 pikë.