• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci paraprak/ Ja sa banesa dhe pallate u dëmtuan nga tërmeti

22:09 : 21/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një dalje për mediat bëri bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti. Xhaçka konfirmoi se janë 68 persona të lënduar nga tërmeti.

Xhaçka: Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minuti teksa ekipet skanojnë situatën në terren – deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancave pranë vendeve të tyre të banimit. Ajo që është më e rëndësishmja, eshte se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Dëme më të mëdha materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës.

Xhaçka: Ne pjesën dërrmuese behet fjale per krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

Në qarkun Tiranë raportimet e deritanishme flasin për dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë.

Në qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra.

Në bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa.

Në qarkun Dibër, bashkia Klos, njësia administrative Xibër raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar.

Në bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar.

Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa.

Në qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnje, dhe njësinë administrative Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishme, pak më parë u konfirmua që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës.

Në bashkinë Korçë nuk raportohen dëme.

Xhaçka tha se çdo institucion i shtetit shqiptar, FA, Ministria e Shëndetësisë e cila ka vendosur staf të përforcuar mjekësor nëpër spitale dhe gjendje gatishmërie për cdo emergjencë, prefekturat dhe bashkitë përmes ekipeve të tyre të emergjencave, komisariatet e policisë, janë në krye të detyrës për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve kudo që mund të shfaqet nevoja.

Ministrja theksoi se për qytetarët, banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që bashkitë janë duke përgatitur qendra të posaçme strehimi për të sistemuar të gjithë ata që mund të kenë nevojë.

Xhaçka: Unë e di që shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi e frike. Por dua t’ju siguroj që po bëjmë gjithçka për të përballuar situatën. Këto janë ngjarje që nuk mund të parashikohen e as të parandalohen. Por ajo që ne mund të bëjmë dhe jemi duke bërë është që t’ju gjendemi qytetarëve kudo e kurdo që mund të kenë nevojë për ndihmë. Forcat e Armatosura, policia e shtetit, stafet mjekësore, shtabet e emergjencave, prefekturat, bashkitë, ekipet e vlerësimit dhe cdo institucion i shtetit shqiptar qendror dhe vendor është 24 orë në krye të detyrës për të përballuar këtë situatë.

Në raste nevoje apo për të marrë cdo lloj informacioni tjetër qytetarët mund të kontaktojnë një nga numrat e mëposhtëm: Numrin unik 112, që është për cdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike.

Policia e shtetit 129,

Zjarrfikesja 128,

Urgjenca 127

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025
RAJONI

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025
AKTUALITET

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
Para

Kategoria Superiore/ Kukësi i shkakton Tiranës humbjen e parë

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com