Tre punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit janë ndaluar nga ana e policisë.
Ndalimet janë kryer gjatë ditës së sotme me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nuk dihen emrat e të ndaluarve dhe arsyeja, por burime policore bëjnë të ditur se ata janë marrë në pyetje.
Pak ditë më parë në Portin e Durrësit u bllokuan në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, 11 kg heroinë, e fshehur në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin Agim Sylejmani, banues në Zvicër.
Droga u zbulua nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë.