• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maqedonia e Veriut para Shqipërisë? Si lexohen mesazhet e Tusk

20:29 : 17/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, mori një medalje dhe mjaft vlerësime nga qeveria në Tiranë. Por gjuha e përdorur nga ai në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, dukej e ndryshme. Në një raportim të Uashington Post thuhet se Tusk deklaroi nga Shkupi se Maqedonia e Veriut është gati për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Në Shkup ai u takua me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

“Shkupi është vendi më i mirë ku do u drejtoj një apel liderëve të Bashkimit Europian: Tani bënin pjesën tuaj. Për shkak se Maqedonia e Veriut e ka bërë tashmë pjesën e saj”, tha Tusk. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ndërkaq theksoi bindjen se vendi i tij pas një muaji do të marrë datën për fillimin e bisedimeve dhe se nuk do të ketë më zvarritje lidhur me këtë. Ai tha se janë arritur mjaft reforma si në aspektin e marrëdhënieve me vendet fqinje, po ashtu edhe në transformimin e përgjithshëm demokratik të vendit.

Maqedonia e Veriut që nga dhjetori i vitit 2005 ka marrë statusin “vend kandidat” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por mosmarrëveshjet deri para një viti me Greqinë fqinje rreth emrit Maqedoni si dhe problemet e brendshme politike, e mungesa e reformave kanë ngadalësuar përparimin e këtij vendi ballkanik drejt rrugës për në BE.

Nga Tirana, ku takoi vetëm kryeministrin Edi Rama, Tusk përcolli një mesazh me nota më të përgjithshme. Uashington Post shkruan se Tusk kërkoi nga Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët,” tha Tusk.

Lexo edhe:

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

“Në sajë të përpjekjeve tuaja i jemi afruar objektivit të çeljes së negociatave dhe askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël, as në Tiranë dhe as në kryeqytetet e BE-së. BE-ja duhet të çelë negociatat, si me Shqipërinë edhe me Maqedoninë”, tha Tusk.

Por, duket se rruga drejt unionit, ende nuk është bërë “autostradë”, siç do të thoshte vetë Tusk në prillin e vitit të kaluar në Tiranë. Ai pranon se edhe pas hapjes se negociatave presioni nga BE do të vazhdojë. Ndaj Shqipëria, më shumë se sa llogari, duhet të japë rezultate konkrete.

“Ky obsesion i BE-së me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi, është pjesë e ADN-së sonë dhe ka për të qenë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar”, tha Tusk.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama si rrallëherë u tregua i kursyer në fjalim. Vlerësimin që ka për Tusk, e materializoi edhe me një medalje.

“Pata mundësinë të falenderoj Presidentin për atë që ka bërë këtu në Tiranë. I akordoj Yllin e Madh të Mirënjohjes, duke ndarë gjithashtu edhe disa momente të rëndësishme mes vendit tij dhe vendit tonë. Çmoj para të gjithë opinionit përpjekjen e tij si një avokat në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Edi Rama.

Kurse Zëri i Amerikës raporton se sa i përket Shqipërisë, “më rëndësi do të jetë pozicioni i Gjermanisë ku parlamenti pritet të shprehet në ditët e mbetura të këtij muaji. Me gjasë mund të flitet për një hapje të bisedimeve me kusht. Një qasje që mund t’i shkonte për shtat edhe Francës”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025
BOTA

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025
BOTA

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025
BOTA

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025
AKTUALITET

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025
AKTUALITET

Masa ajrore të nxehta nga Afrika! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:11 : 03/07/2025
Para

Historia/ I moshuari abuzon sekualisht me të sëmurën mendore, Prokuroria zbut akuzën

TË GJITHA

Zhvillohet seanca e fundit/ Çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

08:31 : 03/07/2025

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të Bankës Qendrore Amerikane

08:29 : 03/07/2025

Ballkani: Xhamitë si instrumente të politikës turke

08:27 : 03/07/2025

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

08:18 : 03/07/2025

Masa ajrore të nxehta nga Afrika! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:11 : 03/07/2025

Këmbimi valutor 3 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com