Peter Olayinka do të luajë sonte në fazën e grupeve të Champions League me ekipin e tij Slavia Prague kundër Interit.
Sfida që luhet në San Siro, do të jetë edhe një nga dy ndeshjet hapëse për këtë sezon sëbashku me Lyon-Zenti.
Takimet fillojnë në orën 18:55.
Ndërsa Conte nga ana tjetër do të luajë më D’Ambrosion në qendër të mbrojtjes me Godin që kishte një dëmtim të vogël.
Dhe në krah do të jetë sërish Candreva, teksa Gagliardini ka fituar duelin me Barrellan.
Sulmi udhëhiqet nga dyshja e konfirmuar tashme Lukaku-Lautaro Martinez.