• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agron Hetoja i AKU i shet mbesës 140 mijë euro apartamentin që bleu 39 mijë USD

22:32 : 16/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Agron Hetoja, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka realizuar një biznes shumë fitimprurës, pasi i shiti mbesës së tij një apartamenti me një çmim rreth 100 mijë euro më shumë se sa e kishte blerë.

Në vitin 2018, Agron Hetoja, në atë kohë Administrator i Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare (KESH sh.a), deklaron në formularin e pasurisë se ka shitur një apartament në pronësi të tij.

Këtë apartament, me sipërfaqe 143.5 m2, Agron Hetoja e ka blerë në vitin 2005, me vlerë 39 mijë dollarë amerikanë.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dyshimet mbi çmimin e ulët të blerjes së këtij apartamenti, në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës (pranë Arkivës së Shtetit, përballë me Gjykatën për Krime të Rënda).

Lexo edhe:

Kosova ndalon tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

Jo vetëm Napoli, një tjetër klubi italian ndjek Zhegrovën

Pallati, ku ka pasur apartamentin Agron Hetoja

Sipas raportimit të mëparshëm, Hetoja e ka blerë këtë apartament me vlerë rreth 272 dollarë/m2, në një kohë kur çmimet zyrtare në atë zonë ishin shumë më të larta.

Gjithësesi, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) nuk ka konstatuar ndonjë problematikë në atë transaksion, ose, të paktën, nuk është bërë asgjë publike në këtë drejtim.

Vite më pas, në 2018, Agron Hetoja vendos të shesë këtë apartament, me një çmim shumëfish më të lartë.

Në formularin e dorëzuar pranë ILDKPKI në Mars 2019, Hetoja nuk e deklaron qartësisht vlerën e shitjes së apartamentit.

Gjithësesi, në deklaratën e pasurisë, ai shënon: “Shtim në llogarinë rrjedhëse në bankën “X”, si rrjedhojë e transaksioneve për kontrata shit-blerje pasurie të paluajtshme (Kontratë sipërmarrje datë 10.01.2018 dhe Kontratë Shitjeje, dt. 22.12.2018). Më datë 31.12.2017 gjendja në këtë llogari bankare ishte 30.000 euro. Ndërsa gjendja në fund të vitin 2018 është 171.000 euro”.

Deklarata e pasurisë së Agron Hetojas, ku është shënuar shitja e apartamentit në vitin 2018

Referuar këtij shënimi, rezulton se Agron Hetoja e ka shitur apartamentin në vlerën 140 mijë euro (diferenca ndërmjet gjendjes së llogarisë bankare 30 mijë euro në vitin 2017 dhe gjendjes në fund të vitit 2018, 170 mijë euro).

Mbesa
“Boldnews.al” ka kryer verifikimet mbi këtë transaksion të kryer nga Agron Hetoja dhe për të cilin nuk gjenden sqarime të plota, të paktën në pjesën e publikueshme të formularit të pasurisë.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së ia ka shitur këtë apartament mbesës së tij (vajzës së vëllait), L. Hetoja (Doko) dhe bashkëshortit të saj S. Doko.

Kontrata e shitjes është realizuar në 22.12.2018. Në bazë të të dhënave publike, shtetasja L. Hetoja (Doko) nuk rezulton të ketë ndonjë biznes në emrin e saj. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, S. Doko është bashkëpronar me 50%, si edhe administrator i një kompanie private.

Kjo kompani është krijuar në vitin 2007 dhe vijon të jetë me statusin “aktiv”. Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) rezulton i depozituar vetëm një bilanc vjetor i saj, për vitin 2010.

Bilanci për vitin 2010 i kompanisë, ku është bashkëpronar, blerësi i apartamentit të Agron Hetojas

Në atë vit, kompania me administrator S. Doko rezulton që ka pasur një fitim prej 1.2 milionë lekë të reja. Ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë tjetër publike për ecurinë e kompanisë, në të cilën është bashkëpronar S. Doko, bashkëshorti i mbesës së Agron Hetoja.

Thuajse në të njëjtën kohë me nënshkrimin e kontratës së sipërmarrjes për shitjen e këtij apartamenti, Agron Hetoja rezulton se ka blerë një tjetër apartament, në zonën e ish-Bllokut, detajet e të cilit janë subjekt i një tjetër investigimi të kryer nga “Boldnews.al”.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ndalon tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

15:04 : 14/06/2025
SPORT

Jo vetëm Napoli, një tjetër klubi italian ndjek Zhegrovën

15:03 : 14/06/2025
AKTUALITET

Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë

14:45 : 14/06/2025
BOTA

VIDEO/ Përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja në Dubai, evakuohen 3,800 banorë

14:40 : 14/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë

14:33 : 14/06/2025
AKTUALITET

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin Fuad Verzivolli, arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj

14:25 : 14/06/2025
Para

Analisti e konsideroi deputete pa merita, Hajdari i kthehet ashpër: Gazetari Misogjene

TË GJITHA

Kosova ndalon tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe

15:04 : 14/06/2025

Jo vetëm Napoli, një tjetër klubi italian ndjek Zhegrovën

15:03 : 14/06/2025

Tmerri i Torinos! Vodhën 68 banesa brenda një viti, arrestohen 8 shqiptarë

14:45 : 14/06/2025

VIDEO/ Përfshihet nga flakët qiellgërvishtësja në Dubai, evakuohen 3,800 banorë

14:40 : 14/06/2025

Përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë

14:33 : 14/06/2025

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin Fuad Verzivolli, arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj

14:25 : 14/06/2025

Real Madrid rinovon me talentin 22-vjeçar, kontratë 6-vjeçare

14:22 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com