Pak ditë më parë në një emision televiziv ishte i ftuar Dardan Molliqaj nga PSD-ja, bashkëshorti i ministres së Arsimit në qeverinë Rama, Besa Shahini, dhe Haki Abazi nga VV-ja.
Gjatë emisionit pati debate të vazhdueshëm ndërmjet Molliqajt dhe Abazit, por si duket debate I tyre i kaloj të gjitha parashikimet.
Gjatë një pushimi në mes të emisionet, Molliqaj dhe Abazi janë përleshur fizikisht. Kandidati për deputet nga VV-ja, shprehet se Molliqaj e ka sulmuar pas shpinës së tij.
Ndërsa, ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Njëri ndër themeluesit e PPK-së dhe ish anëtar i saj, Sali Rexhaj, ka publikuar një fotografi të kandidatit për deputet nga PSD-ja, Daradan Molliqajt, pas konfrontimit me Abazin.
Ai në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Grushtin e forte e paska Haki Abazi”