Policia e Kukësit ka shoqëruar 26 shtetas irakianë, të cilit ishin futur klandestinë në territorin shqiptar dhe kishin si destinacion Kosovën.
Sikundër raportohet, mes klandestinëve kishte edhe fëmijë të moshës 4-13 vjeç.
Klandestinët kishin mbërritur në Kukës mengjesin e së shtunës dhe synonin kalimin drejt Kosovës, përmes pikës së Morinit.
Policia po punon për zbardhjen e ardhjes së tyre në Kukës, teksa po i ka marrë në pyetje.