Rreth orës 10:40, në autostradën Milot-Morinë, në vendin e quajtur fshati Gëziq, shtetasi G.I, rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar makinën e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Më poshtë mund të ndiqni videon e publikuar nga lapsi.al lidhur me aksidentin tragjik.