• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosto e shkollimit/ Sa reale është skema e shpërndarjes së librave falas?

19:42 : 14/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në nisje të vitit të ri shkollor, skema e qeverisë për shpërndarjen e librave falas, jo vetëm që ka qenë në qendër të akuzave të Partisë Demokratike, por është kundërshtuar edhe nga prindër të shumtë të nxënësve të shkollave 9-vjeçare, që nuk pajtohen me marrjen e librave të përdorur.

Sipas ish-deputetes së PD-së, Orjola Pampuri, kjo skemë është e pavërtetë dhe se për më tepër çmimet e librave shkollorë janë rritur, duke detyruar prindërit që të paguajnë shuma të mëdha. Më tej, Pampuri ka shtuar se edhe nisma e “riciklimit” të teksteve, ku librat shkollorë kalonin brez pas brezi, është një hap i dështuar, për arsye se refuzohen në masë nga prindërit.

Nga ana tjetër, prindërit shqetësohen për trysninë që u shkaktohet sidomos të vëgjëlve, që nëse i kanë marrë librat falas, u ndalohet të ngjyrosin apo të përdorin stilolaps, pasi nuk mund të fshihet për t’i kaluar një fëmijë tjetër vitin e ardhshëm. “Mësuesja nuk na lë të ngjyrosim, e mua më vjen të mos e hap librin fare”, – thotë për “Citiziens Channel” nxënësi Geldi Agalliu, i cili nga nervozizmi jo vetëm që nuk ka bërë një vijë të hollë siç e porositi mësuesja, por e ka grisur faqen e librit në përpjekje për të rrethuar objektin. “Është skandaloze kjo që po ndodh me tekstet shkollore. Në vend që fëmijët ta kenë mendjen të mësojnë, duhet të kujdesen ta mbajnë librin të pastër. Po si mund të mësojë pa bërë gabime një fëmijë i klasës së parë? Është e pamundur” – është shprehur e irrituar kryetare e bordit të prindërve të shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë, Majlinda Bega.

Mirëpo, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një intervistë të dhënë në “News 24” për gazetaren Nisida Tufa, pohoi krejt të kundërtën kur u shpreh se procesi i shpërndarjes së librave falas “po funksionon shumë mirë dhe pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas”. Përsa i takon një pjese të prindërve që janë të pakënaqur me këto libra, që sipas Shahinit, janë një grup shumë i vogël, u mbetet që t’i blejnë librat.

“Kemi pas shumë kritika vjet, prindërit thanë se po stresohen fëmijët, duhet të kujdesen për librat…Pjesa kryesore e fëmijëve i marrin librat falas. Librat janë kthyer, janë në gjendje të mirë. Është një grup shumë i vogël i prindërve që i blejnë librat të rinj. Mbi 200 mijë fëmijë i marrin librat falas, edhe si ndihmë për buxhetin e familjes dhe pjesa dërrmuese i kanë pranuar siç janë”, ka thënë Shahini.

Lexo edhe:

Mijëra besimtarë në pelegrinazhin Shna Ndout në Laç, të pranishëm nga të gjitha trevat

Skandali/ Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti

Megjithatë, pavarësisht sesi qendron e vërteta, vlen për t’u theksuar se blerja e librave që iu jepen falas fëmijëve, i kushtojnë buxhetit të shtetit 600 milionë lekë të reja. Dhe ky ëshë viti i dytë i ndërmarrjes së kësaj nisme, që në krye të herës u prezantua nga kryeministri Edi Rama, që e “mbrojti” duke iu referuar siç ndodh rëndom disa shembujve. “Sistemet janë të ndryshme. Italia që është vend në kategorinë e parë të vendeve të zhvilluara jep librat falas nga klasa e parë në të pestën. Zvicra e Finlanda, apo vende me të ardhura marramendëse i japin librat falas deri në klasën e 9-të”, tha Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mijëra besimtarë në pelegrinazhin Shna Ndout në Laç, të pranishëm nga të gjitha trevat

20:45 : 12/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti

20:43 : 12/06/2025
SPORT

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025
AKTUALITET

Tragjedi në familjen shqiptare! Nënë e bir mbyten në pishinë

20:37 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025
BOTA

FOTO/ Rrëzimi i avionit, selfie e familjes indiane pak minuta para tragjedisë

20:28 : 12/06/2025
Para

Presidenti Trump konfirmon vrasjen e djalit të Osama bin Ladenit

TË GJITHA

Mijëra besimtarë në pelegrinazhin Shna Ndout në Laç, të pranishëm nga të gjitha trevat

20:45 : 12/06/2025

Skandali/ Më pak ushqim dhe në godina të amortizuara, fëmijëve të jetimoreve po iu rrezikohet shëndeti

20:43 : 12/06/2025

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025

Tragjedi në familjen shqiptare! Nënë e bir mbyten në pishinë

20:37 : 12/06/2025

“Kodi Zgjedhor, skandaloz”/ Alimehmeti: Nuk na favorizoi. Rinumërimi? Provë kemi videot e KQZ

20:34 : 12/06/2025

FOTO/ Rrëzimi i avionit, selfie e familjes indiane pak minuta para tragjedisë

20:28 : 12/06/2025

Tare, mision kuqezi në Londër: pëlqehen Vicario dhe Dragusin te Tottenham

20:21 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com