• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria po zbrazet dhe po plaket, sa të mitur po largohen në vit

08:53 : 13/09/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Në një kohë që popullsia e Shqipërisë po shkon drejt plakjes dhe norma e fertilitetit po ulet vit pas viti, prej vitit 2010 mbi 137 mijë të mitur (nën 19 vjeç) janë larguar nga vendi në një nga shtetet e BE-së.

Prej 2010-s janë larguar mesatarisht nga vendi 15,000 të mitur drejt Bashkimit Europian çdo vit, sipas të dhënave të Eurostat për lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, të ndara sipas grupmoshës, të përpunuara nga ‘Monitor’.

Emigracioni është një nga faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë së një vendi dhe të rënies së fertilitetit, duke qenë se më të rinjtë janë ata që zgjedhin kryesisht të shpërngulen në një shtet tjetër, ndërsa kanë si motivacion një jetë më të mirë për fëmijët.

Viti 2018 shënoi prapë rritje në numrin e të miturve që ishin pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Gjatë viti që lamë pas u pajisjen me leje qëndrimi për herë të parë rreth 17,279 të mitur nën 19 vjeç, me një rritje prej 6% në krahasim me një vit më parë. Shifrat janë më të larta se kaq, duke marrë parasysh që Eurostat nuk ka të publikuara të dhënat për lejet e para të qëndrimit të lëshuara nga Gjermania.

Vitet e fundit, Gjermania ka qenë destinacion kryesor i valës së re të emigracionit. Gjithashtu, nëse do të përllogaritet edhe numri i të miturve azilantë, numri i fëmijëve që janë larguar nga Shqipëria do të ishte sigurisht akoma edhe më i lartë.

Lexo edhe:

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Gjatë periudhës 2010-2018, rekordi i lejeve të lëshuara për të miturit është arritur gjatë 2016-s me mbi 21 mijë leje të dhëna. Ndërsa më i ulëti gjatë 2013-s me rreth 9500 leje të dhëna. Pjesa dërrmuese e këtyre lejeve janë dhënë në vendet fqinje si Itali dhe Greqia, por ndërkohë vitet e fundit vihet re që është rritur edhe numri i lejeve të dhëna nga vende si Belgjika apo Suedia.

Sigurisht arsyeja kryesore, për gati 80% të lejeve të dhëna për të miturit gjatë 2018-s, është familjare, pra një nga prindërit që jeton dhe punon në një nga vendet e BE-së, merr edhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Rreth 18% apo 3129 leje janë dhënë për kategorinë arsye të tjera.

Lejet e dhëna për arsye edukimi, pra të mitur të moshës nën 18 vjeç që kanë marrë leje për të studiuar kanë një peshë të vogël, më pak se 2% ndaj totalit. Po ashtu edhe lejet e dhëna për arsye punësimi, ku vetëm gjatë 2018-s u dhanë 200 të tilla.

Fëmijët emigrojnë, Shqipëria plaket

Plakja e popullsisë së Shqipërisë po ndodh me një ritëm të shpejtë. Projeksionet e OKB-së, të cilat marrin në konsideratë të gjitha ndryshimet demografike, parashikojnë që deri në 2100 në Shqipëri të jetojnë 1.7 milionë banorë dhe mosha mesatare të jetë 53.2 vjeç, duke qenë kështu popullsia më e plakur e rajonit.

Emigracioni i popullsisë në moshë të re është një faktor që po nxit më tej plakjen e popullsisë. /Monitor

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026
RAJONI

Mijëra serbë protestë kundër Vuçiç: Nuk mjafton dorëheqja! Ndryshim sistemi

08:09 : 29/06/2026
AKTUALITET

Moti për sot, ditë e kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

07:59 : 29/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026
Para

Detaje të rënda: Punëtori ra nga kati i 7 dhe nuk e pa askush, e gjetën kolegët

TË GJITHA

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026

Mijëra serbë protestë kundër Vuçiç: Nuk mjafton dorëheqja! Ndryshim sistemi

08:09 : 29/06/2026

Moti për sot, ditë e kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

07:59 : 29/06/2026

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet