• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, 75 mijë euro shpenzime për një vit/ Ministritë fshehin faturat

20:59 : 12/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Zhurma e madhe që shkaktoi skandali i faturave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ‘hermetizuar’ institucionet e tjera. Gazetari i medias “Faktoje”, Merxhan Daci që publikoi të dhënat e Etilda Gjonajt raporton se gjashtë ministri nuk pranojnë të publikojnë shpenzimet e biletave të udhëtimit apo qëndrimit të titullarëve të tyre në kundërshtim me “Ligjin për të Drejtën e Informimit”.

Kryeministria është përpjekur t’i shmanget dhënies së një përgjigje konkrete duke u mjaftuar vetëm me publikimin e shumës totale të shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit, por nuk shoqërohej me ndonjë faturë apo tjetër dokument.

“Për periudhën 2018- qershor 2019, sipas përgjigjes që morëm, Kryeministri Rama ka pasur 35 udhëtime jashtë shtetit me një kosto 72,605 euro (përfshirë në këtë çmim edhe shpenzimet për delegacionin, sipas sqarimit të institucionit)”, shkruan gazetari Merxhan Daci.

Institucionet që nuk kanë dhënë asnjë informacion

Gjashtë ministri, ose gjysma e kabinetit qeveritar nuk i kanë kthyer përgjigje kërkesës për informacion të dërguar që në datën 8 korrik.

Lexo edhe:

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, dyshimet mbi konfliktin mes shokëve

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

Ministri i Shtetit për Diasporën
Kjo është një ministri pa portofol e cila nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën për informacion. Si një institucion në varësi të Kryeministrisë, nuk ka një departament finance të vetin, ndaj kjo e fundit na bëri të ditur se do të përgjigjet vetë për shpenzimet e titullarit të kësaj ministrie ashtu si edhe për ministritë e tjera pa portofol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Dikasteri i Shëndetësisë, ashtu si shumë herë të tjera nuk ka reaguar ndaj kërkesës për informacion. Shëndetësia rezulton të jetë një nga ministritë më burokratike, gjatë punës sonë me “Ligjin për të Drejtën e Informimit”.

Ministria e Mbrojtjes
Edhe pse është kontaktuar disa herë,kjo ministri nuk ka vënë në dispozicion asnjë informacion për udhëtimet e titullarit.

Ministria e Financave
Koordinatori për të Drejtën e Informimit në këtë ministri ka njoftuar me e-mail në datën 26 korrik se kërkon më shumë kohë për të shqyrtuar materialin e kërkuar.Megjithatë, redaksia, deri në pothuajse mesin e muajit shtator nuk ka një përgjigje.

Ministria e Brendshme
Edhe pas komunikimeve të njëpasnjëshme ku janë kërkuar sqarime për kërkesën drejtuar saj në 8 korrik, as Ministria e Brendshme nuk ka sjellë përgjigje.

Ministria e Kulturës
Ky institucion ka kërkuar më shumë kohë për të përgatitur materialin pas ankimimit tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Institucionet që kanë dhënë informacion të pjesshëm:

Kryeministria
Kryeministria ktheu në 11 shtator një përgjigje për kërkesën, vetëm pas ankimimit tek Komisioneri. Përgjigja ishte e paplotë pasi nuk i përgjigjej konkretisht pyetjeve të kësaj mediaje. Kryeministria u mjaftua vetëm me shumën totale të shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit, por nuk shoqërohej me ndonjë faturë apo tjetër dokument.

Për periudhën 2018- qershor 2019, sipas përgjigjes që morëm, Kryeministri Rama ka pasur 35 udhëtime jashtë shtetit me një kosto 72,605 euro (përfshirë në këtë çmim edhe shpenzimet për delegacionin, sipas sqarimit të institucionit).

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kjo ministri solli një përgjigje të pjesshme vetëm pas ankimimit tek Komisioneri. Ministria nuk dha asnjë faturë udhëtimi, por në mënyrë të përgjithshme na informoi për destinacionet ku titullari ka udhëtuar dhe shumën totale vjetore të shpenzuar, 20,892 euro vetëm për titullarin (ish-ministri Gjiknuri dhe pasuesja e tij Balluku).

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes:
Siç u përmend në fillim të shkrimit, kjo ministri dërgoi të dhënat e shpenzimeve vetëm të ministrit aktual Eduart Shalsi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:
Ministria e Bujqësisë na vuri në dispozicion (me vonesë) dy tabela që tregojnë udhëtimet e dy ministrave Peleshi dhe Çuçi, por asnjë faturë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit:
Kjo ministri reagoi vetëm pas ankimimit të Komisionerit duke dhënë një përgjigje të paplotë dhe të dhëna të përafërta për pyetjet.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme:
Ministria në fjalë është mjaftuar vetëm me një listë të udhëtimeve të titullarit për periudhën e kërkuar dhe një total të udhëtimeve dhe shpenzimeve, por përgjigja nuk është shoqëruar me ndonjë faturë. /Koha Jone/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, dyshimet mbi konfliktin mes shokëve

13:32 : 13/06/2026
SHOW BIZ

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

13:15 : 13/06/2026
AKTUALITET

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

13:01 : 13/06/2026
AKTUALITET

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro. Pranga 27-vjeçarit

12:53 : 13/06/2026
AKTUALITET

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

12:38 : 13/06/2026
AKTUALITET

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

12:28 : 13/06/2026
Para

Kreu i SHISH tek Siguria, Felaj kundër 9 deputetëve: Kërkesa bëhet më firmën time, s’kam nënshkruar gjë

TË GJITHA

Zhdukja e Eglant Koçit/ Dyshohet se Armand Shakaj e vrau dhe e groposi, dyshimet mbi konfliktin mes shokëve

13:32 : 13/06/2026

Nga Tom Cruise, Brad Pitt, e Di Caprio, yjet e Hollywood të pranishëm në debutimin e SHBA-së në Botëror

13:15 : 13/06/2026

Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun

13:01 : 13/06/2026

Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro. Pranga 27-vjeçarit

12:53 : 13/06/2026

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

12:38 : 13/06/2026

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

12:28 : 13/06/2026

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:13 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetholiganbetgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet