‘Blindohet’ jugu/ Arrestohen 2 gra në Lazarat, 7 të tjerë në Tepelenë

Një aksion “blic” i Policisë së Gjirokastrës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Lazarat për zbulimin e kanabisit të mbjellë.

Burime bëjnë me dije se në dy banesa brenda në fshat janë zbuluar nga 40 rrënjë kanabisi. Konkretisht në banesën e Shkëlqime Rabaj u zbuluan 20 rrënjë kanabisi dhe po kaq edhe në oborrin e banesës së Bejeme Totos.

LEXO EDHE  Bardhi tregon kushtin: Futemi në zgjedhjet e 13 tetorit nëse...

Pas kësaj forcat policore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë dy gratë, njëra prej të cilave e moshuar dhe priten të ndërmerren procedurat ligjore ndaj tyre.

Ndërkohë, një tjetër operacion po zhvillohet nga Forcat Operacionale në Tepelenë, ku deri më tani janë arrestuar 7 persona.