Mesditën e kësaj të enjteje, rreth orës 13:30, një aksident automobilistik është regjistruar në zonën e Paskuqanit ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A.LL., A.K., G.K., si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.