Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se një koalicion PD-PS do të ishte asgjë tjetër se goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci dhe që sot është fund e krye narko-shtet.
Një koalicion i tillë, do të shuante çdo shpresë te shqiptarët, për të marrë rrugën e shtetit ligjor, tha Berisha në “Opinion”, duke shtuar se aktualisht në Shqipëri standardet kanë marrë fund, por ka edhe më keq.
Berisha tha se po hyre në inkubatorin e infeksionit atëherë infektohesh.
“Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm, do të ishte iluzioni më i tmerrshëm, duke pasur PS-në që krijoi këtë situatë, në një koalicion.
Kriza e vendit është një krizë lubi, sot për fat të keq, mediat merren me deklaratat politike, por ekonomia po shkon drejt rrokullisjes.
Kujtoni ndrikull falimentimin që për të siguruar rrogat e administratës po merr përsipër të bëjë agjentin tatimor ose doganor.
Shqipëria në raportet e KE-së vlerësohej si demokraci funksionale, me një treg funksional, kurse sot Shqipëria ka thyer absolutisht standardet”, tha Berisha.