• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sistemi i ri tatimor/ Ish-deputetja ngre alarmin: Ja kostot shtesë dhe të fshehura për biznesin

09:46 : 10/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me implementimin e sistemit të ri tatimor ku sipas saj do të prodhojë jo vetëm paqartësi ligjore por edhe kosto shtesë dhe të fshehura për biznesin.

Tabaku shkruan se transferimi i procedurave në një sistem do të thotë kosto për biznesin jo vetëm në blerjen e sistemeve apo adaptimet e tyre por edhe në koston e trajnimit të punonjësve të tyre.

Kostoja e fshehur që nuk përmendet nga qeveria ka të bëjë me  atë që quhet “Firma Dixhitale”, e cila ndodhet në një USB. Kjo firmë do të kishte vlerën e 7300 lekësh dhe do të ishte e vlefshme për 1 vit kalendarik.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë në vit.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

Implementimi i sistemit të ri tatimor do të prodhojë jo vetëm paqartësi ligjore por edhe kosto shtesë dhe të fshehura për biznesin. Këtë mendim kishin që ditën e parë që dëgjuam dhe dolëm në deklaratë kundër PPP-së 16 mld lekë që u fitua nga kompania kroate në mnëyrë anti-ligjore një vit më parë. Qeveria, më saktë ish ministri, nuk guxoi të mohonte faktet por vazhdoi të hidhte baltën e përhershme ndaj të vërtetës.

Sa me shumë kohë kalon aq më e qartë është paligjshmëria, vjedhja dhe abuzimi me sistemin e ri të fiskalizimit. Sot një vit pasi ky tender i kaloi në mënyrë anti-ligjore kompanisë kroate NEOS askush nga fusha e biznesit apo ministrisë nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë me programin e ri dhe se si do të zbatohet tek biznesi.

Përtej paqartësive ligjore që nisin nga mungesa e një legjislacioni e deri tek mungesa e protokolleve teknike për implementimin e programeve dhe gjuhën e implementimit, një tjetër problem për biznesin lidhet me koston e fshehur. Siç kuptohet transferimi i procedurave në një sistem do të thotë ksoto për biznesin jo vetëm në blerjen e sistemeve apo adaptimet e tyre por edhe në koston e trajnimit të punonjësve të tyre.

Një nga kostot e fshehura që nuk përmendet nga qeveria lidhet me atë që quhet “Firma Dixhitale”, e cila ndodhet në një USB. Qeveria Rama përmes VKM-së të datës 12/01/2018 do të përcaktonte krijimin e “Firmës Dixhitale” që do të vendosej brenda një USB Token, kjo firmë do të kishte vlerën e 7300 lekësh dhe do të ishte e vlefshme për 1 vit kalendarik. Implementimi i sistemit të ri fiskal do të shoqërohet pashmangshmërisht edhe me firmën dixhitale që do të firmosë faturat e transportit.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë në vit. Në rastin e shembullit më sipër nuk është marrë një biznes kompleks që nis me prodhimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produktit por një biznes i thjeshtë dyqan shitje.

Kjo kosto e lartë e cila i shtohet peshës së rëndë të kostove të biznesit në Shqipëri është shumë herë më e madhe se sa në Kroaci apo Itali. Në rastin e kroacisë kohëzgjatja e firmës dixhitale është 3 vjet dhe jo një vit siç është në rastin tonë. Biznesi do t’i duhet ta blejë këtë kasë që me gjasë do të jetë Monopol i AKEP (ky i fundit do ta marrë me tender nga një tjetër monopol) dhe kështu mbi 100 mijë biznese në Shqipëri do t’i duhet të nxjerrin para të tjera nga xhepi për të paguar koncesionet dhe tenderat e qeverisë. Por pa qenë të sigurtë nëse këto USB Token (pra Firma Dixhitale) do të jenë të përdorshme edhe në kasat aktuale fiskale.

Këto e shumë faktorë të tjerë që lidhen me hapesiren që i kanë dhënë kompanisë kroate për të kryer ndryshime ligjore, ndryshimin e sistemit të kasave, kostot e mirëmbajtjes 60 deri në 80 euro në vit e bëjnë këtë një aferë më të madhe se ajo që kishim parashikuar.

Ky sistem i ri nuk është vetëm se një kurth i qeverisë aktuale që në emër të luftës kundër informalizimit. Ne do të luftojmë për të formalizuar dhe dixhitalizuar transaksionet financiare të biznesit por fushata të tilla që mbulojnë korrupsionin dhe sisteme korruptive të cilat gjobisin e bastsin biznese thjesht për të justifikuar vjedhjen me sistemin e ri të tatimeve janë thjesht vjedhja e rradhës. Të cilën kësaj radhe do ta paguajnë shqiptarët dhe bizneset!


Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026
AKTUALITET

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

12:25 : 28/06/2026
BOTA

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026
Para

Ish-ministri i “Rama 1”: Le të vijë Basha në pushtet. Ta provojmë edhe atë

TË GJITHA

REL: Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

12:33 : 28/06/2026

Vuçiç dorëhiqet nën presionin e protestave (dallimi me Ramën)

12:25 : 28/06/2026

Zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane/ Detajet

12:04 : 28/06/2026

Demokratët Europianë “fikin” Ramën: Evropa s’është dekor për fjalime, por udhëheqës të përgjegjshëm

11:59 : 28/06/2026

Rama sulmon protestuesit: Nuk pranoj sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

11:50 : 28/06/2026

E rëndë në Tiranë! 41-vjeçarja merret peng dhe dhunohet në një dyqan elektroshtëpiakesh

11:36 : 28/06/2026

Gjermania pa kondicionerë përballë të nxehtit, temperaturat rekord detyrojnë ndryshimin e rregullave

11:29 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel giriş