Këngëtari i njohur grek Lavrentis Mahairitsas ndërroi jetë të hënën në moshën 63-vjeçare.
Sipas mediave helene, ai u shua si pasojë e një ataku kardiak.
Lavrentis Mahairitsas cilësohet nga mediat greke si një nga këngëtarët më dashur dhe një nga artistët më të mëdhenj të kohës.
Disa orë para se të humbte jetën, nëpërmjet një statusi në Instagram, Mahairitsas njoftonte koncertin e radhës.
Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve greke, të cilët shprehin pikëllim për humbjen e Lavrentis Mahairitsas.
https://www.youtube.com/watch?v=l3ZhgehFoZg