Këtë sezon të ri, në drejtimin e “Proçesit Sportiv” Edi Manushi nuk do të ketë në krah më Nevina Shtyllën por moderatoren të larguar nga SuperSport Ilda Bejlerin.
Por në mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar dhe moderatorja e sezonit të kaluar e cila nuk e ka shmangur një batutë për kolegen e saj.
Nevina Shtylla me shaka, u shpreh se duke parë studion e re do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte në skenë, ndërsa tregoi edhe një dhuratë nga tifozët e Tiranës.
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – deklaroi Nevina Shtylla.