• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha nga Brukseli: Shqipëria po bën hapa pas në integrimin drejt BE, për të shkak kriminalitetit në pushtet

16:42 : 10/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

Basha veçoi raportin e OSBE/ODIHR-it për të treguar se në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhviloi një proces antikushtetues votimesh moniste. Kreu i opozitës theksoi se në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kriza.

“Në Asamblenë Politike të PPE-së, kam gjetur mundësinë për t’u shpjeguar partive tona simotra, se megjithë gjendjen e vështirë, megjithë faktin se tashmë e pranon gjithkush se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e vëna për të hapur negociatat, lypset një vendim politik. Një vendim politik i cili nga njëra anë t’i sinjalizojë popullit shqiptar se Europa me të vërtetë i mban dyert e hapura dhe nga ana tjetër, për t’u dhënë një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare, se Bashkimi Europian, vendet anëtare, tashmë përmes procesit të negociatave, do të ushtrojnë presion të shtuar mbi qeverinë. Ky presion do të ndihmojë për të kapërcyer krizën kushtetuese, demokratike dhe institucionale të vendit, përmes të vetmit instrument që njeh Evropa, që njohin demokracitë, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një Po me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, zoti Basha u përgjigj:

“Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Lexo edhe:

Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

Zjarr në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet “184” e “339” nuk hetohen, dosjen “184” e ka çuar në Dibër që ta mbylli.

Një përqasje e tillë do të ndihmonte përpjekjen jo vetëm të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve për të rivendosur vendin në shinat e sundimit të ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të lidhur me krimin dhe mbi të gjitha me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat janë i vetmi hap që mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet.”

Gjatë intervistës kreu i opozitës foli edhe mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për procesin e integrimit Europian.

“Bashkimi Europian i vendosi zgjedhjet e lira si kusht edhe vitin e kaluar. Në fakt, jo vetëm që nuk u zhvilluan zgjedhje të lira dhe të ndershme, por vendi nuk zhvilloi dot as zgjedhje demokratike. Shkoi drejt një procesi monist me një parti që vetë kandidonte, vetë votonte, vetë numëronte, duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur ligjet, duke dhunuar institucionet kushtetuese, duke shpërfillur dekretet e Presidentit të Republikës.

Nuk ka zgjedhje në Republikën e Shqipërisë pa dekret dhe këto ishin votime që u zhvilluan pa asnjë bazë kushtetuese dhe juridike. Këtë thotë edhe Raporti i OSBE- ODHIR që është përmbledhja më domethënëse e problematikës shqiptare. Aty tregohet qartë se vetëm pasi opozitës iu mohua çdo rrugëdalje institucionale siç ishte propozimi që bëmë për të ndarë politikën nga krimi me ligjin për Vetingun e politikanëve, ne u detyruam drejt hapave që hodhëm për të shpëtuar demokracinë, për interesin publik, jo për pushtetin tonë. Ndaj në këtë kuptim, nuk pres të ketë ndryshim të kushteve të vendosura tashmë nga Bashkimi Europian por vetëm forcim të tyre.”

Një nga pyetjet që iu përgjigj zoti Basha ishte nëse opozita mendon se e ka fituar betejën e ndërgjegjësimit të e komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos të Bashkimit Europian për problematikën me të cilën përballet Shqipëria.

“Pa dyshim në Bruksel ka një vetëdijësim të madh për krizën e thellë të demokracisë, për krizën e thellë të sundimit të ligjit në Shqipëri. Një meritë e madhe i takon Partisë Demokratike, i takon opozitës që ka bërë betejat e duhura për Shqipërinë, për shqiptarët. Është e qartë se me mënyrën si po zhvillohen ngjarjet në vend, Shqipëria po i largohet Europës.

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qëndrojnë fuqishëm për integrimin europian dhe kërkojnë që edhe procesi i hapjes së negociatave t’i shërbejë fitores së kësaj kauze. Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si themel i demokracisë, i llogaridhënies para qytetarëve dhe i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përpara ligjit.

Këto janë themelet e Europës, këto janë themelet e çdo vendi anëtar i BE-së dhe duke patur me vete në këtë kauzë edhe autoritetin e BE-së dhe vendeve anëtare, i bëjmë një shërbim të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe afrojmë ditën e fitores së kësaj beteje, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si zgjidhja e krizës së tmerrshme politike dhe ekonomike ku e ka zhytur vendin, qeveria aktuale.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

17:19 : 28/08/2025
Screenshot
AKTUALITET

Zjarr në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

17:10 : 28/08/2025
RAJONI

Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

17:00 : 28/08/2025
BOTA

SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

16:44 : 28/08/2025
AKTUALITET

Nga premtimi për “flamur blu”, tek realiteti i ujërave të zeza

16:28 : 28/08/2025
AKTUALITET

Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

16:12 : 28/08/2025
Para

Dënohet me burg moderatori i njohur shqiptar! Emri (Foto)

TË GJITHA

Arrestohet shoferi në Tiranë, pasagjerja hapi derën dhe përplasi të miturën me monopatinë

17:19 : 28/08/2025
Screenshot

Zjarr në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

17:10 : 28/08/2025

Alarm për bombë në zyrat e shpërndarjes së energjisë elektrike në Selanik, evakuohet stafi

17:00 : 28/08/2025

SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

16:44 : 28/08/2025

Nga premtimi për “flamur blu”, tek realiteti i ujërave të zeza

16:28 : 28/08/2025

Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

16:12 : 28/08/2025

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska caktohen për 23 nëntor

16:07 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com