VIDEO/ “Na morët në qafë”, policët dhunojnë qytetarin që vuan nga zemra

Emisioni ‘Stop’ në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari nga Prrenjasi, i cili u dhunua nga dy policë brenda komisariatit të këtij qyteti, pasi kishte shkuar aty për të denoncuar një qytetar.

Bëhet fjalë për Lulzim Hidrin 36 vjeç, i cili vuan nga zemra. Për kamerën e ‘Stop’, ai sqaron se kishte patur konflikt me një qytetar në Prrenjas dhe gjatë debatit, personi në fjalë i hodhi kovë me ujë 36-vjeçarit Hidri.

Ky i fundit, për shkak të probleme me zemrën, u ndje keq dhe thërriti policinë për ndihmë. Aty pranë kaloi një automjet policie, por nuk e ndihmoi. Me vështirësi, Lulzim Hidri u zvarrit deri tek Urgjenca e qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë.

‘Quhem Lulzim Hidri. Jam 36 vjeç, jam person me aftësi të kufizuar i kategorisë së parë. Vuaj nga një problem i rëndë kardiak, nga zemra, vrimë në zemër dhe mungesë të arteries pulmonare. Kam vajtur për të sqaruar një problem. Kam vajtur për të shpjeguar situatën. Personi në fjalë e sipër është nxehur.

Më ka hedhur një kovë me ujë, e cila ka rënduar situatën time ngaqë vuaj nga zemra. Ka qenë ujë i ftohtë. Më pas ka filluar të më godasë duke më larguar nga vendngjarja aty. Kam njoftuar policinë sepse nuk isha në gjendje të mirë shëndetësore për t’u afruar, megjithëse isha pranë spitalit, nuk mund të lëvizja dot.

Është afruar policia pranë spitalit, nuk më ka kapur fare me dorë. Zvarrë-zvarrë jam munduar të arrij deri tek Urgjenca, kam ngelur në disa shkallë. Kanë ardhur punonjësit e Urgjencës. Më kanë marrë përkrahu, më kanë çuar në gjendje të rëndë’.

Prej këtej, Lulzim Hidri iu drejtua komisariatit të Prrenjasit për të bërë denoncim për qytetarin me të cilin debatoi. Por, në ambientet e vetë komisariatit të policisë, 36-vjeçari ra pre e dhunës së dy punonjësve të uniformave blu. Ata e goditën me grushte duke i shkaktuar hemorragji dhe probleme frymëmarrje, për shkak se 36-vjeçari vuan nga problemet e zemrës.

‘Direkt nga spitali, ka ardhur nëna më ka marrë sepse nuk isha në gjendje të ecja dot, kam ardhur të bëj denoncim në polici. Gjatë dhënies së denoncimit, ishin dy efektivë të policisë dhe personi që unë isha duke denoncuar.

Gjatë kohës që isha duke dhënë denoncimin, personi në fjalë vazhdonte të më kërcënonte me jetë. I kam shpjeguar oficerit të policisë, që ju lutem shikoni është duke më kërcënuar akoma në sytë tuaj. Ka vazhduar duke sharë nënën time në moshë 77-vjeçare dhe polici ka nxjerrë nënën time përjashta, jo personin që më akuzonte.

Në moment e sipër vazhdonte të shante e të kërcënonte me jetë, duke thënë që në momentin që do dalësh nga policia do të marr jetën. Jam ngritur në këmbë, i kam thënë në sy të policëve, urdhro meqënëse jam këtu.

Policat në atë moment më kanë vënë në pranga, më kanë shtrirë përtokë dhe më kanë goditur me grushte në bark edhe supe. Sepse menduan që unë u ngrita për të goditur personin në fjalë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, unë mezi arrij dhe të vishem, jo të rrah një person, i cili është dy herë më i madh se unë me trup’.

Kurse e ëma e 36-vjeçarit tregon se ishte prezent në ambientet e policisë, kur djali i saj u dhunua.

Nëna: ‘Unë nuk i njoh ata policat, për të tjerët kam respekt. Si s’më rrahu mua, e goditi djalin. E morën djalin dhe po thoshja unë. Ai polici më kërcënoi. U ngrit polici, e qëlloi këtë. Kur e pa pastaj të operuar, kur e pa keq morën ambulancën në telefon. Dola në derë të marr ujë, tha ‘bo bo ç’na bëtë. Na morët në qafë’. E mori ambulanca pastaj, e çoi në spital. Jam me stres. Ky i sëmurë, unë grua plakë. Fëmijët nuk i fut dot në telashe. E dinë ata po s’kanë se ç’bëjnë’.

Lulzim Hidri dhe gazetari i ‘Stop’ shkuan në komisariatin e Prrenjasit për t’u interesuar lidhur me identitetin e dy policëe të cilët e dhunuan dhe për të bërë ndaj tyre kallëzim. Por, Policia e Prrenjasit nuk i tregon emrat e efektivëe. Aty na thonë se çështje është referuar në Prokurori dhe na drejtojnë për në Policinë e Librazhdit.

LEXO EDHE  Dëshmia në gjykatë/ Blendi Teta tregon emrat e ekzekutorëve të Santjago Malkos

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Ju nuk keni asnjë raport, se kush ka qenë në datën 18 Gusht 2019 në shërbim?

Polici- Unë s’e di, se kush ka qenë!

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Mirë, faleminderit! Mirupafshim!

Polici- Kalofsh mirë!

Lulzim Hidri- O, Pëllumb…!

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Si kalove?

Lulzim Hidri- Kam ardhur, të pyes cikë për emrat e atyre dy policëve.

Inspektori i Krimeve, Prrenjas – I ke, të thashë njëherë, në prokurori.

Lulzim Hidri- Në prokurori?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Po!

Lulzim Hidri- Unë dua, të marr emrat e atyre, që më rrahën atë natë! Kush ishin ata të dy…?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Do shkosh, thashë, i ke tek prokuroria, i ke emrat atje. Dakord?

Lulzim Hidri- Pëllumb! Po pse nuk më jepen emrat e atyre dy policëve?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Do shkosh, ta thashë, atje! I ke atje.Do shkosh atje! I ke të gjitha, cfarë është bërë…

Gazetari- Kemi një denoncim nga një qytetar i Prrenjasit. Është dhunuar këtu në datën 18 gusht 2019, këtu. Ka bërë një denoncim për një qytetar tjetër dhe është dhunuar nga dy punonjës polici. Ne, thjesht duam emrat e atyre.

Polici- S’prish punë, s’prish punë …,ore cfarë të kërkoni ju, do t’ja u japim ne.

Gazetari- Po pse nuk ia jepni këtij, se gjynah?

Policia- Letrat e tij kanë shkuar në prokurori.

Gazetari- Kanë shkuar për atë tjetrin, por jo për policët, se e pashë unë! Jo për policët, jo për policët.

Polici– Ëeee…zbrit njëcikë poshtë, se kanë ardhur ca të televizionit. Inspektori i krimeve .

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Hajde, hajde!

Gazetari- Procedurën, që është bërë për dy policët, që e kanë dhunuar këtu brenda ambienteve të Komisariatit Prrenjas. Zotërise i lind e drejta, minimalisht, që të marrë emrat, që të bëjë një kallzim ose në SHCCBA…?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Po janë emrat, edhe në SHCCBA janë.

Gazetari- I ke referuar?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas– Po, po!

Gazetari- Edhe për dy policët?

Inspektori i Krimeve, Prrenjas- Jo, për atë i referon SHCCBA-ja. Po kanë vajtur kopje të raport-shërbimit, të gjitha të dhënat kanë shkuar. Do interesohet tek Komisariati Librazhd, se atje është varësia.

Nga ana tjetër, blutë e Librazhdit thonë në mënyrë konfidenciale se nuk ka asnjë raportim për këtë incident nga dy punonjësit e Policisë së Prrenjasit.

Ndërkohë, mjeku Sami Agolli shpjegon kushtet në të cilat mbërriti në spital Lulzim Hidri, ditën e incidentit.

Doktori Sami Agolli – I shoqëruar me policë erdhe ti atë natë në 18-të?

Lulzim Hidri- Atje, po s’e mbaj mënd, se unë isha i përhumbur, më nxorrën për krahu. Aq mbaj mënd, kur më vunë oksigjenin.

Gazetari- Po cfarë ka pasur, shkruhet aty?

Doktori Sami Agolli – Shkruhet ‘merret me ambulancë,kur ka ardhur doktori i ka dhënë kështu një xxxxx bllokuese’,- quhen këto mban edhe vetë nga këto…

Gazetari- Po s’ia kishin dhënë atë atje.

Doktori Sami Agolli – Kur ka këtë, rrafjen, ajo e normalizon dhe zemra clodhet, punon më avash.I ka bërë njëherë për dhimbjen, një voltaren. Pastaj të nesërmen ka ardhur me xxx dhimbje gjoksi.

Gazetari- Hemoragji?

Doktori Sami Agolli – Po! Pështynte gjak.

Lulzim Hidri ka një apel për të gjithë duke marrë shkas nga ajo që i ndodhi.

‘Rasti im të jetë i fundit që dhe të tjerët të mos dhunohen në këtë gjendje. Gjithmonë në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar janë cilësuar si persona që nuk arrijnë të kuptojnë, janë gjithmonë fajtorë dhe janë gjithmonë përgjegjës dhe shkaktarë për probleme. Nuk është e vërtetë! Është e nevojshme dhe urgjente që ata të përkrahen dhe të mbrohen me të drejtat që ju takojnë, ashtu si në çdo vend të Europës dhe të botës’, apelon 36-vjeçari Lulzim Hidri. /tvklan.al