opozita ka bërë të pamundurën për të ndaluar revoltën popullore.
Është kjo deklarata e antares së Kryesisë së PD-së, Grida Duma, e cila komentoi në “5 Pyetje nga Babaramo”, deklaratat e Presidentit Ilir Meta, sipas të cilit, kishte informacione konfindenciale dhe sekrete, që me datën 8 qershor ishte një plan, i cili synonte të digjej Kuvendi e Shqipërisë.
“Po të kishte dashur opozita të ndërmerrte aksione të dhunshme nuk është çështje dekretesh. Ne kemi bërë të pamundur të ndalojmë revoltën popullore.
E dëgjova që në nisje deklaratën e Presidentit. Në fillesë dëgjova që kisha indicie që persona të caktuar… Ju e dini që kur organizohen protesta ata që janë të interesuar që protesta të ketë faqen e bardhë janë organizuesit, pra PD dhe opozita.
Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore.
S’po them që s’janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka pasur momente të tilla se kush janë këto persona”, tha Duma.