Një 61-vjeçar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Beniamin Ismaili.
Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’.
Sipas policisë, ra në mënyrë aksidentale në kontakt me rrymën elektrike. Pavarësisht se familjarët e dërguan në spital, i moshuari kishte ndërruar jetë.