VIDEO/ Tahiri vizitë misterioze në spital, mos takoi Shullazin…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjet një video, ku shfaqet ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në një nga spitalet private të Tiranës.

Tahiri është filmuar nga qytetarë, që duket se ia kanë çuar videon ish-Kryeministrit Berisha.

Pak ditë më parë në të njëjtin spital është shtruar edhe Emiljano Shullazi, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vjet burg.

LEXO EDHE  ‘Nuk është ashtu si duket’/ Flet nëna që dhunonte vajzën: Dyshoj se bashkëjetuesi e ngacmonte s*ksualisht

“Saimir Trafiku në Spitalin Amerikan! Mister kjo vizitë e tij! Kë takoi? Interesohet për…? Vizitoi Milin e Partisë? Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha duke postuar videon e mëposhtme.