Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Dy automjetet e përfshira në aksident janë një ‘Benz Gl’ dhe një ‘Ford’
Në makinën tip ‘Benz GL ‘ ka është plagosur vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka qenë i vetëm në drejtimin e mjetit, ndërsa në makinën tip ‘Ford’ janë plagosur tre persona.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.