• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është në burg Agron (Geron) Xhafaj? Artan Gjermeni në shërbim të trafikantit

21:14 : 04/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës, me një lëvizje të papritur, ka vendosur leximin e deklarimeve të kallëzuesit Agron (Geron) Xhafaj, dhënë para prokurorëve 15-muaj më parë për çështjen e njohur “Babale”, një procedurë që ndiqet në rastet kur dëshmitari nuk gjendet.

Agron (Geron) Xhafaj, sipas deklarimeve publike, u vetëdorëzua pranë autoriteteve italiane në Maj 2018, për vuajtjen e një dënimi me 7 vjet e 6 muaj burgim, pak orë pasi Partia Demokratike publikoi një audio-regjistrim ku vëllai i Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, diskutonte me shtetasin Albert Veliu (Babale) për trafikim narkotikësh.

Agron (Geron) Xhafaj, sipas deklarimeve të asaj kohe të vëllait të tij, Fatmirit, u ndërgjegjësua për të vuajtur dënimin italian dhe u paraqit vetë para autoriteteve të Italisë.

Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare e publike që ai është vetëdorëzuar dhe që po vuan dënimin në Itali, duke krijuar dyshime për vërtetësinë e “pendesës” së Agron (Geron) Xhafaj.

Lexo edhe:

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

Këto dyshime u forcuan ndjeshëm këtë të Mërkurë, kur gjyqtari Artan Gjermeni, që po shqyrton akuzat e Prokurorisë për “kallëzim të rremë” ndaj Ervin Salianjit, Jetmir Olldashit dhe Albert Veliut, vendosi të lejojë leximin e deklarimeve paraprake të dhëna nga Agron (Geron) Xhafaj, në Maj 2018.

Roli i Agron Xhafaj në procesin gjyqësor “Babale” është thelbësor, pasi e konsideron veten si “viktimë të veprës penale” të kallëzimit të rremë.

Për këtë arsye, dëshmia e tij para gjykatës është e domosdoshme për ecurinë e procesit gjyqësor.

Por, gjyqtari Gjermeni, në kundërshtim me procedurën penale, ka vendosur që të mos e thërrasë Agron (Geron) Xhafaj si dëshmitar.

Fillimisht, gjyqtari Gjermeni e kishte përcaktuar Agron (Geron) Xhafaj në listën e personave që do të pyeteshin si dëshmitarë.

Por, me një tjetër vendim të tijin, ai e revokoi vendimin për thirrjen si dëshmitar të Agron (Geron) Xhafaj, në kundërshtim me nenin 357 të Kodit Penal, i cili kërkon që ky ndryshim bëhet vetëm me kërkesën e palëve në proces.

Me një lëvizje të paqartë, gjyqtari Gjermeni ka vendosur që, për rastin e Agron (Geron) Xhafaj, të aplikojë nenin 369 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë nen, e konkretisht në pikën 3 të tij, thuhet: “Leximi i deklarimeve (dhënë gjatë hetimit) mund të bëhet në rastet kur shtetasi i thirrur nuk paraqitet; ose kur shtetasi nuk gjendet, megjithë kërkimet e bëra; ose kur refuzon të dëshmojë”.

Në rastin konkret, gjyqtari nuk tregoi asnjë dokument në seancë, në bazë të të cilës të provohej se Agron (Geron) Xhafaj nuk i është përgjigjur thirrjes së gjykatës apo ka refuzuar të dëshmojë.

Kjo situatë krijon dyshimet e forta se gjykata “nuk e ka gjetur” dëshmitarin Agron (Geron) Xhafaj.

Në raste të tilla, gjykata i drejtohet Policisë së Shtetit për të gjetur dëshmitarin dhe për ta sjellë si dëshmitar në seancë, madje edhe me forcë, në rastet kur ai refuzon dhe dëshmia e tij konsiderohet kyçe për procesin.

Për rastet kur personat e kërkuar për dëshmitarë janë të arrestuar/dënuar jashtë Shqipërisë, aq më tepër në raste të njohura botërisht, si ai i Agron (Geron) Xhafaj, policia, nëpërmjet Interpol Tirana, njofton gjykatën se personi i kërkuar si dëshmitar gjendet i arrestuar/dënuar në një vend të caktuar.

Pas këtij informacioni, kur deklarimi i dëshmitarit ka rol thelbësor, siç është rasti i Agron (Geron) Xhafaj, mbi kallëzimin e të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor “Babale”, gjykata ka mundësinë proceduriale që ta marrë dëshminë nëpërmjet video-konferencës.

Por, gjyqtari Artan Gjermeni ka vendosur të lexohen para gjykatës deklarimet e Agron (Geron) Xhafaj, duke i dhënë në këtë mënyrë statusin e një dëshmitari që “nuk gjendet”.

Ky zhvillim gjyqësor ngre pikëpyetjen e fortë mbi atë që u konsiderua “vetëdorëzim” i Agron (Geron) Xhafaj para autoriteteve italiane.

A gjendet ai realisht në burg në Itali? Deri më tani, jo vetëm që nuk ka asnjë provë, por, përkundrazi, dyshimet mbi vërtetësinë e “vetëdorëzimit” po shtohen së tepërmi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
Para

Ditë zie për këngëtarin shqiptar, humb njeriun e dashur të familjes

TË GJITHA

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş