• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTOT/ I zhvati 60 milionë lekë drejtorit të Postës, lirohet nga burgu vajza nga Manza…

15:13 : 03/09/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Enertila Beqja, vajza nga Manza e Durrësit e cila mashtronte nëpërmjet “Facebook”-ut me fotografinë e aktores venezueliane Elisabeth Gutierrez, e cila dyshohet se i zhvati 60 milionë lekë drejtorit të postës Barush Ahmeti, është liruar me kusht nga burgu.

Vendimi është marrë më 25 korrik të këtij viti nga gjyqtari Besnik Hoxha. E reja vuante denimin në burgun 325 në Tiranë.

Në vitin 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të “Mashtrimit” te parashikuar nga neni 143/3 të K.Penal. Gjykata e Apelit Durrës e ka lënë në fuqi këtë vendim.

“Por me pretendimin se ka vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe plotëson të gjitha kriteret që parashikon dispozita e nenit 64 te Kodit Penal, kërkuesja ka kerkuar lirimin me kusht”, thuhet në vendimin e gjykatës që ka siguruar edhe Panorama.

“Gjate séancës gjyqësore u administrua edhe një vërtetim date 25.10.2018 lëshuar nga Instituti Sigurimeve Shoqërore Durres, me të cilën vërtetohet se nëna e te denuarës Emine Beqja është invalide, nuk asnjë ndihmë e përkrahje si dhe kushtet ekonomike i kanë tepër të vështira, dhe sipas çertifikatës familjare Bashkia Manzë, Enertila Beqja është e vetmja fëmijë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Lexo edhe:

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

HISTORIA

E reja kishte deklaruar se kishte pasur një njohje me 30-vjeçarin nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ndërsa dje ajo ka pohuar se nuk kishte njohje me Barushin.

Sipas saj, faqja e “Facebook”-ut me emrin Enertila Beqja nuk ishte i saj dhe se 30-vjeçarin e kishte parë thjesht në Manzë kur merrnin lekët e kempit në postë.

“Nuk kam pasur kurrfarë komunikimi me atë. Jam e lidhur me një djalë që është jashtë shtetit. Unë në ‘Facebook’ kam foto profili me mamin tim. Nuk kam komunikuar kurrë me të në telefon”, u shpreh 27- vjeçarja në Gjykatë.

Ndërsa pasi gjyqtari Bekteshi i bëri disa pyetje në lidhje me historinë, ajo pranoi se kishte njohje me Barushin, por tregon një version ndryshe nga ç’pati deklaruar në polici.

“Në ‘Facebook’ kam emrin Enertila Beqja dhe si foto kam një timen me mamin. Unë s’e njoh Barushin, ç’punë kam me të? Bën punë si postier, sjell pensionin e mamit në shtëpi (kempin) ose shkojmë e marrim ne në Manzë. Në muajin qershor jemi zënë me Barushin se më ka mbajtur një muaj nga kempi i mamit. Vajta dhe u ankova për të në postë dhe në polici. Unë s’kam punë me Barushin. Unë jam e fejuar me Albano Stafën, jeton në Milano. S’e kemi bërë fejesën, por jam e zënë me të. S’më ka kërkuar akoma. Unë mendoja se isha shtatzënë, se më kishte dalë pozitiv testi i shtatzënisë. Unë kam faturat që kam blerë të gjitha mallrat vetë. S’kam fare pjesë me këtë punë. Kërkoj edhe mëshirë, edhe pafajësi. Kam mamanë e sëmurë dhe ajo nuk jeton dot pa mua”, deklaroi 27-vjeçarja.

Ndërkaq, Prokuroria theksoi se disponon prova dhe fakte se prej vitit 2015-2017, vajza kishte zënë miqësi virtuale në rrjetet sociale me Barush Ahmetin. Pasi u bënë miq virtualë, ajo i ka thënë Ahmetit se ishte nga Manza dhe jetonte në Milano.

Fillimisht, ajo i ka kërkuar Barushit t’i dërgonte një palë kolltukë tezes së saj në Manzë, meqë ishte në kushte të vështira ekonomike (por që në fakt ishte shtëpia e saj ku jetonte me prindërit).

Barushi ka paraqitur në prokurori foto të kolltukëve dhe faturës që i mbante në telefonin e tij. Më pas vijuan dhuratat me dy televizorë plazme, dixhitalb, lavastovilje, sobë druri, pistë vrapi për palestër, bizhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy “Iphone” 6 dhe 7 plus.

Dhurata këto të fotografuara në celularin e Barushit, të cilat ia dërgonte 27-vjeçares. Kjo e fundit më pas aprovonte dhe përcaktonte ngjyrat e dhuratave sipas preferencave të saj. Ajo i kishte kërkuar t’i blinte një motor, të cilin ia kishte bërë dhuratë babait të saj.

Sakaq, sipas Prokurorisë, vajza i ka zhvatur edhe shuma të konsiderueshme të hollash, shifër ende e papërcaktuar. Të gjitha dhuratat janë sekuestruar nga policia dhe i janë lënë në ruajtje Barushit deri në përfundimin e hetimeve. Pasi ka dëgjuar palët, Bekteshi vendosi si masë sigurime “arrest në burg” për 27-vjeçaren, e cila akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash. /Panorama/

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

12:17 : 20/08/2025
AKTUALITET

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025
RAJONI

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025
Para

Ç'po ndodh? Arrestohen 7 persona, ja akuzat (EMRAT)

TË GJITHA

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025

Bardhi publikon pamje të reja: Me urdhër të Ballukut komisionerët e PS kontrollojnë votat në Divjakë

12:17 : 20/08/2025

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com