• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mka çu baba me t’bo qokën

15:30 : 31/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Nga Boldnews.al

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u nis për qokë. Ai (i panjohuri), kishte thyer këmbën, ra nga një pllajë e vogël shkëmbi. Një çantë në dorë që mbante dhuratë dhe më ca kamera nga pas Klosi hyri në dhomën e Spitalit t Shkodrës në mënyrë të beftë. Turisti polak u habit, kërkoi të largoheshin kamerat, gati duke u shfryrë me të drejtë: “Nuk jam kavje e propagandës qeveritare”.

Një djalë i ri që nuk do vëmendjen, pasi konsiderohet turist aventurash, që marrin çantën në shpinë e kërkojnë ngjitje në male, hulumtime të natyrës dhe udhëtime të vetme. Në Theth ai theu këmbën. Lajmëroi në numrin 112 të policisë si në çdo vend normal në botë dhe sapo e gjetën banorët e zonës dhe inspektori i policisë, i ndëzën celularët.

Filmonin si e gjetën 21-vjeçarin polak W. Markiewicz, si e ndihmuan, si e realizuan atë ndërhyrje gjatë natës, si nuk e lanë që ta dëmtonin bishat e egra, e shumë halucinacione propagandistike. E mbajtën ca minuta të shtrirë në tokë për filmime. Nuk mjaftoi vetëm kaq. Policia e Shtetit atë natë nisi një njoftim të gjatë, me rrëfenja trimërie dhe me propagandë përkushtimi.

As kaq nuk ishte e bollshme? Turisti kishte thyer këmbën, urdhri u dha, ministri duhet të bëhej gati për qokë. I thonë shtet këtij, që kujdeset për këdo të huaj që vjen në vendin tonë, për gjithëkënd që gërvisht gishtin, humbet në pyll, apo që ka harruar të marrë me vete shishen e ujit.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/08/getfvid_34395285_261754708118833_2721037295927469218_n.mp4

Është mëse normale që ndihma e shtetit, e policisë, e zjarrfikësve, apo e banorëve të zonave të mos mungojë, sidomos në shpëtimin e çdo jete njeriu, të huaj e vendas qoftë. Por propaganda është e tëpërt e ulët, e pështirë deri në neveri. Kjo i ndodhi 21-vjeçarit që u habit kur pa ministrin e ca më shumë u nervozua kur po filmonin këtë qokë qeveritare.
E tillë ishte dhe shfaqja kur Blendi Klosi me një tufë lule në duar takoi pesë turistët spanjollë që u sulmuan nga i përkedheluri i Rilindjes Mihal Kokëdhima. Ky bos lokal që ndërtoi restorantin pa leje mu bash në buzën e detit ishte vetëtrimëruar dhe hakërrehej ndaj çdo turisti që nuk i pëlqente shërbimin, apo peshkun e pjekur prej tij.

Edhe në këtë takim një grup kamerash herë kapnin spanjollin e herë ministrin. Një vizitë e detyrueshme që Klosi e bëri me qejf, fundja edhe ai do dilte si ai djali i mirë që i zbaton me përpikmëri urdhrat e të “zotit të shtëpisë”, kryeministrit Edi Rama.

Të ndodhin edhe raste që ta prishin “filmin”, siç qe ai moment kur turisti polak refuzoi kamerat, e ishte gati të nxirrte nga dhoma edhe ministrin Klosi. Po ky ministër a u ndal të takonte drejtorin e Spitalit për mungesën e ilaçeve, por shtretërit e pakët nëpër pavione, për miliona euro të derdhura me PPP, por që nuk po japin efekte në shërbim?

E tepërt ti kërkohet kjo Klosit dhe “Klosave” të tjerë të cilët kanë vetëm një detyrë: Propagandë, imazh, mirazh për të mbuluar sytë e qytetarëve nga problemet e vërteta dhe futje në botën virtuale të një shteti që përkujdeset për gjithçka. Ky ministër duhet ta thotë troç: “nuk kam çfarë të bëj, mka çu ‘baba’ me t’bo qokën”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
SHENDETI

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
Para
Foto ilustruese

Gruaja gjendet e plagosur me armë zjarri. Dyshimet e para...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com