• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fusha i pagoi hotelin 900 euro Maznikut”, Zëri i Amerikës: Bashkia e pranon, ishte dhuratë private

19:49 : 31/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Tiranë, opozita akuzoi sot drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit, se kanë pranuar dhurata, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.

Por bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.

Afro një vit më parë, në kulmin e protestës së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para parlamentit, ku po miratohej një ligj special bashkë me planet e firmës Fusha për të ndërtuar një seri kullash shumëkatëshe dhe një teatër të ri, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, udhëtonte drejt Spanjës në një hotel luksi, ku shpenzimet e fjetjes, së paku 900 euro në natë, i pagoi Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.

Dokumentet u publikuan sot edhe nga Partia Demokratike e opozitës, krahas mediave online, ku shihet se si nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku, kur kaloi dy netë në një hotel luksoz të Barcelonës, edhe pse një ligj i vitit 2005 për konfliktin e interesit i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.

Lexo edhe:

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

I pyetur sot nga “Zëri i Amerikës” mbi këto dokumente të publikuara nga opozita dhe media online, zëdhënësi i bashkisë, dha shpjegime mbi ngjarjen ku mori pjesë zoti Mazniku një vit më parë në Barcelonë.

“Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve “European Prize for Urban Public Space 2018’, ku sheshi “Skënderbej” fitoi Çmimin e parë, – thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për “Zërin e Amerikës”. – Ky çmim i shkoi Arkitektit ‘54N4E’/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin” – thuhet në shpjegimet e bashkisë së Tiranës.

Bashkia nuk ka dhënë shpjegime të tjera mbi akuzat e opozitës, sipas të cilës, firma “Fusha” favorizohet nga bashkia dhe qeveria duke fituar në 4 vjet 145 tendera me vlerë rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me vetëm një operator në garë. Nga të dhënat zyrtare del se nga 145 tendera gjithsej, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.

Vetëm nga bashkia e Tiranës në vitet 2015-2019 kjo kompani përfitoi 49 tendera me vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderave vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.

Kjo kompani deklaroi opozita – është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.

Sipas saj, dhurata private për zotin Mazniku është një skandal, që në çdo vend europian do të sillte pasoja penale, dhe minimum një dorëheqje të përfituesit në shkelje ligjore.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026
BOTA

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026
AKTUALITET

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
Para

E dëbuar nga Italia, 23 vjeçarja rikthehet sërish por kapet. Ja si u zbulua mashtrimi

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet