Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në rrugën dytësore Golem – Plepa. Një motor është përplasur me një automjet tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motorit. Për rrjedhojë, drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.