Zjarrfikësit grekë do të ndihmojnë kolegët e tyre në Shqipëri për të vënë nën kontroll zjarret në zonat në jug të vendit, që sikundër raportohet janë jashtë kontrollit.
Mediat greke raportojnë se pala shqiptare i ka kërkuar ndihmë Greqisë përmes një shkrese drejtuar konsullatës greke në Gjirokastër për përballimin e situatës në Delvinë, ku zjarret po kërcënojnë edhe zonën e Syrit të Kaltër.
Pas komunikimit me Ministrinë e Jashtme Greke dhe në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrfikësve të Epirit u udhëzua të përgatisë forca për t’i dërguar dhe vepruar në Delvinë.
Në këtë operacion janb anagazhuar 5 automjete me 3 anëtarë ekuipazhi secila, dhe dy oficerë.
Zjarri në Shqipëri ka marrë dimensione të pakontrollueshme dhe shumë puse të vjetra naftë ndodhen në atë zonë.