• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmitë në Prokurori/ Drejtuesit e fondit “Besa” toleruan skemën piramidale 3.7 mln €

06:00 : 28/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një detaj, i prekur përciptas nga Prokuroria e Tiranës, mund të rezultojë me implikimin e drejtuesve më të lartë të fondit “Besa” në skemën piramidale, e cila llogaritet në rreth 3.7 milionë euro e me tendencë thellimi të skandalit financiar.

Javën e kaluar, disa punonjës të fondit “Besa” dhe bashkëpunëtorë të tyre të jashtëm janë vendosur nën hetim dhe masë sigurimi, pas zbulimit të një skeme mashtruese me kreditë.

Në krye të kësaj skeme, sipas raportimeve të deritanishme nga Prokuroria, qëndron Albana Imami, drejtuese e filialit “Tirana 1” dhe “Tirana 4” të Fondit “Besa”. Referuar hetimeve paraprake, Imami së bashku me disa vartëse të saj, kanë krijuar një rrjet kredish fiktive, në të cilat janë “zhdukur” nga arkat e Fondit më shumë se 3.7 milionë euro.

Hetimi për këtë rast nisi në bazë të një kallëzimit të drejtuesve të Fondit “Besa” në 13 Gusht 2019, të cilët kanë konstatuar, sipas referimit të tyre, problematika të theksuara monetare në dy filialet e institucionit financiar jo-bankar.

Lexo edhe:

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

Por, duket se drejtuesit e lartë të Fondit “Besa” kanë qenë në dijeni që më parë për skemën piramidale dhe kanë zgjedhur të heshtin. Të paktën, kjo rezulton nga deklarimet e dy prej personave të implikuar, Mihal Hanxhari dhe Blertina Kanani, dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Implikim?
Në dokumentin që Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për personat e parë të implikuar, të konsultuar nga “Boldnews.al”, thuhet: “Referuar deklarimit të shtetasve Mihal Hanxhari dhe Blertina Kanani, kanë deklaruar se, në muajin Prill 2019, nga ana e Menaxhimit të Riskut është audituar dega e bankës (Tirana 1), të cilën drejtonte Albana Imami. Sipas deklarimeve, këto persona (pra audituesit) kanë lejuar vazhdimësinë e paligjshmërisë për kreditë fiktive të dhëna nga banka”.

Kjo deklaratë e dhënë para hetuesve ngre dyshime të forta se “skema piramidale” jo vetëm që ka qenë e njohur, por, drejtuesit e saj të lartë, me vetëdije kanë lejuar vijimin e saj. Gjithësesi, për këtë element, nuk jepen më shumë detaje në materialin e Prokurorisë, e cila, me sa duket, do të vijojë thellimin e hetimeve të saj për skemën mashtruese.

Në deklarimet e tyre, personat nën hetim Hanxhari dhe Kanani kanë identifikuar gjithashtu drejtuesit e lartë të “Fondit”, të cilët, sipas tyre, kanë lejuar paligjshmërinë në filialet “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

“Ndërsa në “raportin mbi rishikimin e zbatimit të procedurës së kredisë, dega rajonale 4”, nuk janë konstatuar parregullsi, por janë lënë detyra dhe rekomandime. Inspektues ka qenë shtetasi Erlis Turshinka dhe mbikqyrës Robert Lukaj…”, janë shprehur para prokurorëve personat e dyshuar dhe tashmë nën masë sigurimi.

Në bazë të hetimit të deritanishëm, Prokuroria ka krijuar dyshime të forta se “skema piramidale” e Fondit “Besa” është zhvilluar në filialet “Tirana 1” dhe “Tirana 4”, të dyja nën drejtimin e Albana Imamit, përgjatë periudhën 2018-2019.

Ndërkohë që, sipas deklarimeve të Hanxharit dhe Kananit, grupi auditues “ka lejuar veprimtarinë e paligjshme në Tirana 1”, si edhe “nuk ka konstatuar problematika në “Tirana 4”, gjatë inspektimit të zhvilluar në Prill 2019, pra në kohën kur skema piramidale ishte në zhvillim e sipër.

Deklarimet e dy të dyshuarve përmendin emrin e Robert Lukaj si “mbikqyrës i auditit” të kryer në filialet “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

Lukaj, sipas faqes zyrtare të internetit është pjesë e stafit menaxhues të fondit “Besa” në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Menaxhimit të Riskut në këtë institucion. Pra, ai rezulton të jetë “syri dhe veshi” i drejtuesve të lartë të “Fondit” për të monitoruar veprimtarinë e të gjithë strukturës.

Lukaj dhe departamenti i tij rezulton që, më së paku të kenë dështuar në zbulimin dhe parandalimin e skemës mashtruese që në Prill 2019. Ose, sipas deklarimeve të dy prej personave nën masë sigurimi, ekzistojnë dyshime se ata “e kanë toleruar me dashje” realizimin e skemës me kreditë fiktive.

Gjithësesi, hetimi për skandalin financiar që ka përfshirë fondin “Besa” është ende në fazat e para të tij dhe prokurorët ende nuk kanë një panoramë të qartë se deri ku shkon përgjegjësia për një nga skemat më të rënda piramidale të viteve të fundit në Shqipëri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

10:30 : 23/08/2025
BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
AKTUALITET

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore

09:59 : 23/08/2025
AKTUALITET

Dhu*uan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

09:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025
Para

Tenderat e luleve/ Erion Veliaj dhe Edi Rama, 2.5 milionë euro për Kajmakun e Vorës

TË GJITHA

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025

Zgjohet AKU: Bllokon fruta e perime në Shkodër, ndërsa djathi i kontaminuar shitet lirshëm

10:30 : 23/08/2025

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u v*a nga bashkëshorti në Greqi, flet e motra: Nuk ishte me probleme mendore

09:59 : 23/08/2025

Dhu*uan me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir në Kukës

09:40 : 23/08/2025

Nga call center-at te bujqësia, si IA po riformëson punësimin në Shqipëri

09:25 : 23/08/2025

VIDEO/ Babai shqiptar ribashkohet me vajzën pas dekadash kërkimesh në Gjermani

09:10 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com