Një automjet që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Santiago Malkos, 26 vjeç, është gjetur në zonën e Linzës në periferi të Tiranës. Automjeti ngjyrë e zezë, sipas burimeve policore, është gjetur duke u djegur në zonën e Linzës.
Burime policore bëjnë të ditur se janë njoftuar për djegien e një automjeti që dyshohet se është përdorur në ngjarjen e ndodhur në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë.