• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriminelët në politikë/ Patozi e thotë prerë: Opozita të provokojë zgjedhje, rruga e vetme…

18:14 : 27/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, aktualisht drejtues i Bindjes Demokratike, ka reaguar lidhur me rastet e fundit të kryebashkiakëve të përzgjedhur nga Edi Rama, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Në një postim në rrjet, Patozi shkruan se rastet e fundit me të përzgjedhurit e Ramës tregojnë se “huqi del me shpirtin” dhe kjo të çon në përfundimin se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të presë dhe shpresojë në efektet vetërregulluese të dekriminalizimit.

“Mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të prishim djepin që e lindi dhe barkun që e ushqen.
Me pak fjalë, të rrëzojmë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe me e dobishme kombëtare për të shkuar tek rezultati.

Shembujt e përsëritur të mishngrënësve të “Rilindjes”, që bien në çarkun e dekriminalizimit, nuk janë argument për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por për t’i zhvilluar ato mundësisht që nesër.

Ndaj edhe është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar”, shkruan Patozi.

Lexo edhe:

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

Bindja Demokratike e Patozit ishte një nga partitë që u regjistrua në KQZ, edhe pse pati disa debati mbi respektimin e procedurave ligjore, për votimet e 30 qershorit. Opozita e drejtuar nga PD e konsideroi veprimin e Bindjes si një ndihmesë për Rilindjen e drejtuar nga Rama, për t’i dhënë votimeve moniste, ngjyrat e një procesi me alternativa.

Postimi nga Astrit Patozi

PËR ÇFARË SHËRBEJNË “HERONJTË” E FUNDIT TË DEKRIMINALIZIMIT?

Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues për vendin, i cili kishte shkak dhe pasojë kryesisht vesin e “Rilindjes” për t’u furnizuar me “politikanë bashkëkohorë” tek kontigjentet më të inkriminuara të shoqërisë.

Kur ai u miratua disa vjet më parë në parlament, gjithkush mendonte se ai do të ishte i përkohshëm dhe do të kishte vlerë aq sa udhëheqësit dhe partitë e tyre të mësoheshin me rregullat e reja, që banditët apo trafikantët nuk mund të ishin më deputetë, kryetarë bashkish apo zyrtarë të tjerë rangjesh të larta.

Kishte vetëm dy rrugë, që vendi të shpëtonte nga ky fenomen i neveritshëm.

E para, të krijohej një traditë e konsoliduar e sistemit politik, që nuk do t’i linte të afroheshin fare elementët e kriminalizuar, dhe kjo do ta bënte praktikisht të panevojshëm ligjin, edhe sikur askush të mos kujtohej më për të.

Tjetra, ishte që të ndërhyhej menjëherë, duke i shkulur rrënjët së keqes.

Rastet e fundit me të përzgjedhurit e Ramës tregojnë se “huqi del me shpirtin” dhe kjo të çon në përfundimin se Shqipëria nuk ka asnjë arsye pse të presë dhe shpresojë në efektet vetërregulluese të dekriminalizimit.

Ndaj mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo spirale e rrezikshme është që të prishim djepin që e lindi dhe barkun që e ushqen.
Me pak fjalë, të rrëzojmë nga pushteti “Rilindjen” e Edi Ramës, si rruga më e shkurtër dhe me e dobishme kombëtare për të shkuar tek rezultati.

Shembujt e përsëritur të mishngrënësve të “Rilindjes”, që bien në çarkun e dekriminalizimit, nuk janë argument për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por për t’i zhvilluar ato mundësisht që nesër.

Ndaj edhe është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar.

Çdo qëndrim tjetër do të ishte një akrobaci fyese për shqiptarët, të cilët, në rastin më të mirë, do të konsideroheshin si të pandjeshëm ndaj “të fortëve”, që u serviren si shefa politikë prej “Rilindjes”, për të mos shkuar më larg se kaq…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025
BOTA

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Hakmarrje pas sherrit për pronën, hidhet në erë me tritol makina e një të shpalluri në kërkim

08:00 : 22/07/2025
Para

Analisti i njohur demaskon ish-sigurimsat e diktaturës/ Ja emrat dhe nofkat që mbanin (Foto)

TË GJITHA

Riaktivizohet zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës

08:36 : 22/07/2025

Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?

08:20 : 22/07/2025

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 22/07/2025

Temperatura deri në 40°C, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:10 : 22/07/2025

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025

EMRI/ Hakmarrje pas sherrit për pronën, hidhet në erë me tritol makina e një të shpalluri në kërkim

08:00 : 22/07/2025

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com