VIDEO/ Era e fortë ngre në peshë njerëzit

Stuhia që goditi këtë fundjavë Karolinën e Jugut në SHBA, dëmtoi dhjetëra banesa e lokale. Në këtë video amatore shihet se si fuqia e erës hedh tej një tendë të madhe në një restorant.

Tentativa e punonjësve për të mbajtur në tokë tendën ishte e kotë. Siç shihet në pamje, era e fortë përplas një grua dhe ngre lartë një person, duke i rrezikuar edhe jetën.

LEXO EDHE  Një tjetër shtet ndalon cigaret elektronike

Fatmirësisht gjithçka u mbyll pa pasoja.