Kryeministri Edi Rama ka publikuar reagimin e aktorit Genc Fuga, që sipas tij, mbështet projektin për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.
Prej kohësh, Rama publikon pjesë nga deklaratat apo qëndrimet e artistëve që janë pro nd♪7rtimit të një godine të re, edhe pse herë pas here, Kryeministri ka dalë bllof për faktin se është akuzuar nga artistët, aktorët apo emra të njohur të artit, se deklaratat e tyre janë keqpërdorur.
Reagimi i plotë i Ramës:
Aktori dhe regjisori Genc Fuga është diplomuar në Londër dhe përveçse pedagog në Universitetin e Arteve, ai i ka dhënë publikut me dhjetëra role për tu mbajtur mend, si në teatër ashtu edhe në kinema. Ai e ka shprehur që herët domosdoshmërinë për një teatër të ri e dinjitoz, me të gjithë parametrat që duhet të ketë një Teatër i vërtetë Kombëtar.
GENC FUGA:
Jam pro ndërtimit të një teatri të ri, duke ruajtur territorin dhe ç’është më kryesorja, duke negociuar shumë fort për këtë pasuri, mbase jo të teatrit në vetvete, jo të ministrisë në vetvete, por këtë pasuri tonën.
Do doja një teatër me teknologjinë e fundit të magjisë, mund të përmend podet pneumatikë, hapësira të tjera për lëvizjen e dekorit, teknika skenike që kanë evoluar e që patjetër, në kushtet aktuale, mendoj se po limitohen edhe regjisorët në shprehjen e figurave të tyre artistike. Një teatër i ri i përshtatshëm për teatër është kërkuar që në 1953.
Teatri Kombëtar tani është një ndër skenat më të painvestuara. E vetmja teknologji bashkëkohore që mund të ketë skena e teatrit aktualisht është një rotativë, pra një shpikje që në 1800, e trashëguar nga operat. Xhepat skenikë nuk mjaftojnë, hapësirat mbrapa nuk mjaftojnë, janë bërë vetëm restaurime apo mballoma, por nuk është zgjidhur hapësira e përshtatshme për këtë gjë.