Sa kollaj është të vritesh në Shqipëri

Nga Osman Stafa

Sa kollaj eshte te vritesh ne Shqiperi apo nga shqiptaret!

A do t’i ndalonte keto vrasje kthimi i denimit me vdekje?

Vrasja e Indritit, teksa ishte duke punuar, nga pronaret, ishte nje lajm qe tronditi mbare opinionin publik. Te jesh duke punuar per buken e gojes, e te kthehesh tek prinderit i pajete, per arsye se cunat e pronarit, kane mesuar ta zgjidhin cdo gje me arme, eshte nje fatkeqesi e tmershme. Cfare faji ke ti? Ti do te punosh, te ndertosh jeten tende dhe ca te tjere qe nuk kane nevoje per leke, te vrasin, dhe teksa t’i mbyll syte njehere e pergjithmone, ai do dale prap neser, se ka miq e leke.

Por teksa mendoja per Indritin, ne mendje me erdhen shume raste te tjera qe disa i kisha shkruar ne fletore, si krime per asrye te kota, qe ne fund jane paguar me nje jete njeriu, te ikur nga kjo bote pa qellim.

Me erdhi ne mendje Marvi Mihali, 22-vjecari, qe u vra me thike, per nje karikus!

M’u kujtua rasti i Elidona Demeriaj, 25-vjecares qe 3 muaj pasi u fejua, u vra nga i fejuari i saj per shkak se nuk ishte e virgjer. Ngjarje e ndodhur ne janar te 2016-es!

Me erdhi ne mendje Hermes Beqiri, i cili u vra ne vitin 2017 nga bashkemoshtare te tij, per nje kapele!

Ngjarja tjeter qe perfundoi ne menyre tragjike, eshte ajo e prillit te vitit 2016, ku ne Polican u vra nga fqinji i tij, Behar Bregu. Pse? Sepse dy komshinjte u zune per nje stol ne lagje!

M’u kujtua Viktor Shkorreti, 24 vjecari qe u vra kete vit ne Lac, per nje vendparkimi!

M’u kujtua Vera Tota, e cila u vra ne vitin 2017 nga vjehrri i saj sepse ajo nuk i sherbeu kafen!

Me kujtohet Ramazan Hasalliu, teksa mbeti i vrare kete vit ne Kavaje, teksa u gjet ne mes te plumbave te bandave. Ai po kthehej ne shtepi nga dyqani ku kishte blere buken!

Me kujtohet Gentjan Bajraktari, i riu nga Korca, i cili u vra ne vitin 2015, per nje pice. I riu qe punonte ne nje pizzeri, i vonoi picen porositesit dhe ky i fundit e vrau!

M’u kujtua Masakra e Selenices, teksa kushuriri vrau 8 persona, shuajti 3 familje. Vrau burra e gra dhe 2 femije, perkatesisht nje djale 8-vjec dhe nje vajze 15-vjec! Pse? Per pulat dhe per token!

Me kujtohet Arben Beqiraj, biznesmeni qe u vra ne Vlore per nje kale. Autori kalonte kalin perpara lokalit te biznesmenit, ky i kerkon te mos e bej me se shqetesonte plazhistet, ndersa ai mori armen, e vret ate dhe i plagos te birin!

Me kujtohet Hazbije Kuka, 36-vjecarja qe u vra nga bashkeshorti i saj per shkaqe xhelozie. Ajo filloi nje pune, dhe ketu nisi xhelozi e burrit qe me pas mori thiken dhe goditi ate ne sy te djalin 8-vjecar!

Me Kujtohet Valentino Roci, 15 vjecari nga Ceriku i cili u vra me thike nga nje bashkemoshatar pas nje loje bilardo!

Me kujtohet rasti i 12-vjecarit ne Dhermi, i cili u vra ne nje menyre te tmerrshme nga nje kushuri i tij me probleme mendore. Faji i tij i vetem ishte se kishte ardhur me pushime ne vendin e gabuar!

Me kujtohet masakra tek Uji i Ftohte ne Vlore, veres se 2013-es, ku nje i ri pas konfiktit me nje tjeter, merr armen dhe qellon ndaj tij, por qe plumbat o te ishin fatale per 3 persona te tjere, pa lidhje me ngjarjen. Midis viktimave ishte edhe nje 17-vjecar nga Prrenjasi.

Me kujtohet Muhamet Cela, 19-vjecari i vrare nga bashkemoshatari i tij ne Devoll te Korces. Sipas te dhenave konflikti nisi per vjeljen e molleve!

Te kujtohet Agim Arapi, i cili u rrah nga disa te rinj per nje shume prej 15 mije lekesh ne Durres. Nga dhuna atij i pushon zemra!

Te kujtohet Zef Doda nga Kurbini, i cili u vra nga komshiu i tij, per nje mur rrethues qe ishte bere shkak i konfliketeve mes tyre!

Me kujtohet Blerim Hoxha, 19-vjecari nga Durresi i cili u vra me thike nga moshataret tij, per nje te gervishur te makines!

Keto jane vetem disa nga rastet pse shqiptaret jane vrare me njeri-tjetrin. Per teelfona, pse me pe, per molle, per virgjerine, per lojra, per xhelozi, per toka, per pula. Kjo eshte e tmerrshme dhe e frikshme njekohesisht. Po te shikosh autoret e vrasjeve, shumica i perket grupmoshes nga 15-30 vjec.

Cfare brezi po rritet ne Shqiperi? Ku eshte roli i familjes? Po i shkolles? Po i shtetit? A ben ndonjehere qeveria studime, qe te nderhyje me politika parandaluese ne shoqeri?

Po denimi me vdekje a do ishte nje mase parandaluese?

Une mendoj se po! Dhe per kete na duhet nje drejtesi e pakorruptuar dhe e drejte dhe aplikimi i denimit me vdekje te jete per ato raste qe provat jane te majfueshme dhe verifkohet plotesisht faji i autorit mbi viktimen!

Nuk e mendoj dot, sesi jeta e nje pesoni te ike per pulat, per telefona, per kondicionere, per xhelozi e viergjeri. Dhe cfare ndodh, jeta e pesonit iken dhe tjetri, fajtori, del pas disa viteve, se paguan ose perfion ulje te denimit duke pranuar fajin!

Kaq e lire eshte jeta ne Shqiperi? Kaq e parendesishme eshte?

Ka mbetur vetem te lutemi cdo dite, qe te mos qellojme ne vendin e gabuar, ne kohen e gabuar. Lutemi qe mos te vritemi per pula, per gervishtje makine, e telefona. Urojme shume dhe ZOT na ruaj!