Një postim në Facebook i kryeministrit Edi Rama për Poliklinikën e re Qendrore të Lushnjës është shfrytëzuar nga shumë qytetarë që kërkonin llogari se si ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë shpenzime luksi gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Rama u është përgjigjur disa komentuesve duke u shprehur se bëhet fjalë për një sajesë të “kazanit mediatik” dhe se duhet të lexonim shpjegimin që ka dhënë vetë ministrja që në fakt ka bërë vetëm një justifikim të dobët pa dhënë asnjë provë për shpenzimet marramendëse.
DEBATET E RAMES ME QYTETARET
Alfred Bukaçi: Z. Kryeminister! Pse se shpejti? Duhet te ishte bere qe me kohe. Apo do fshihesh me arrogancen karakteristike duke thene se na e la partia perpara nesh me borxhe! Po dhomat 700 euro nata te ciles parti i perkasin apo te kane dhene “Timon” mekanik ne vend te asaj hidraulik dhe se kontrollon me autobuzin.Normale qe do I shpallesh lufte informalitetit ndryshe si do I paguash hotelet, nderkohe qe populli gezon se po lufto per ata!
Edi Rama: Alfred Bukaçi dhomat 700 euro nata jane vetem ne aritmetiken 7×7=42 te mediave qe i kane publikuar duke mbledhur tere njerezit ne nje dhome😳 Nese je i interesuar te dish te verteten, lexo sqarimin e bere nga ministria, ndersa sa per çfare duhet te ishte bere me kohe, jam shume dakord me ty, por ja qe nuk u bene po u shkaterruan! Arrogance karakteristike borxhet e qeverise se kaluar? Boh, faktet jane arrogante kur nuk i do, por s’kemi ç’bejme.
Alfred Bukaçi: Z. Kryeminister, ka dhe te llojit 49 + 36 = 95 por nuk po flas per kete lloj niveli! Pastaj me te thene te drejten nuk jam I interesuar te di fare te verteten tuaj! Ne kete Shqiperi qe tjetri te vret kur ti doje qejfi e verteta manipulohet dhe keshtu merr emrin e verteta e ministrise! Pastaj qe ti besoj te vertetes tuaj akoma nuk jam sqaruar si ndodh lufta ndaj informalitetit nderkohe qe miliona lek jane mbledhur ne festen e birres ne korce pa asnje lloj kuponi. Akoma nuk jam sqaruar se si nuk kane shpetuar nga vemendja misrat e pjek te te gjoreve dhe ju ka shpetuar panorma e “Mihalit” qe prej 7 vitesh pa perfshire partine me Timon te prish! E te tjera e te tjera…!
Edi Rama: Alfred Bukaçi qe ti nuk je i interesuar te dish te verteten, kjo duket qarte se ndryshe s’do hidheshe nga dega ne dege, por une bera timen se ketu s’je vetem ti, ka edhe te tjere qe lexojne… Keshtu qe meqe e verteta s’te intereson dhe me keqardhjen per menyren se si hidhesh nga dega ne dege, thjeshte per te nxjerre mllef me nje ironi te lodhur, po te pershendes e po te le ne te vertetat e tua alternative🥴😁.
Esat Balla: Z.Edi Rama. E keni bërë facebook-un si “Tabelat e Emulacionit Socialist” ku tregoni vetëm arritjet. Meqë ruani traditën, lejoni dhe “FLETË RRUFETË” dhe do të shohësh se do të mbushet e tërë Tirana deri tek Vila jote në Surrel me hallet që ka ky popull.
Edi Rama: Esat Balla ah, po ty te ka futur njeri me zor ketu apo ke hyre vete? Nese s’te pelqen “tabela e emulacionit”, kollaj fare, nje klik dhe del qe ketu, ndersa sa per hallet qe ka ky popull, ti fol per veten tende se as je populli dhe as te ka ngarkuar populli te flasesh ne emer te tij😉 Por nje gje mesoje mire, sa i degjoj e sa i ndjek une hallet e njerezve, as i ka degjuar e ndjekur kush para meje dhe kismet, kur te vije ndonje pas meje, qe te komunikoje kaq shume me njerezit e te trajtoje kaq shume ankesa e probleme te tyre😳 Kuptove Esat? Edhe po s’deshe te kuptosh, s’ka gje, s’je as i pari, as i fundit, po fundja mos u merzit o burre i dheut nga punet e mira se s’behet qameti😊.
Erald Aldo: Cala Edi Rama shum ne rregull te kuptojm qe do koh te behet shteti po shqiperia esht vend i vogel dhe per te ven rregull nuk duhen 30 vjet mir qoflargu iku po dhe ti po vonohesh pun nuk ka nuk di ku te kerkosh pun un kam profesjon dhe nuk di ku te drejtohem a mundesh ta shpjegosh kte.
Edi Rama: Erald Aldo Cala me fal per vonesen, por po bej gjithcka mundem, nderkohe qe punen kerkoje tek Zyra e Punes dhe dere me dere tek kompanite.
Altin Lito: Z. Rama te gjitha keto qe poston nuk jane arritje por jane detyre e qeverise. Arritje jane memorialet qe vendosni.
Edi Rama: Altin Lito ah, po arritjet si realizohen, duke bere detyren apo duke mos e bere?😁 Sa per ironine, s’ka problem, po ki parasysh qe duhet ta ushtrosh shume, se eshte “sport” shume i veshtire😉.
Dritan Hila: Z.Kryeminister spitalet nuk kane vetem nevoje per boje por mbi te gjithe per mjeke , ilace dhe aparatura…boll me vetem fasada se nuk behet keshtu mjeksia.
Edi Rama: Dritan Hila ah, po tere dhomat e tualetet e reja boje jane? Po tere pajisjet e reja boje jane? Po aparaturat e reja boje jane? Po me vete bojen çfare ke xhanem, çudi e madhe? Po nejse, ndjese nese te duket se ishte me mire ashtu siç ishte dhe s’duhet ta benim fare, po s’kemi ç’bejme, e mendojme ndryshe kete pune dhe e shohim ndryshe kete bote😉.
Mimoza Dhamo: Vertet eshte bere e mire por kur do hapet se e ndjejme mungesen shum.
Edi Rama: Mimoza Dhamo ne shtator.
Eni Kalemasi: Bravo zoti kryeminister po shifi cik rrogat e infermjerve se per 2 vjet do ngelesh vetm me ilir beqennn.
Edi Rama: Eni Kalemasi jo mos ki merak, se rrogat e infermiereve jane rritur me shume se te shumekujt tjeter e para dhe jane 4 mije ne liste pritje tani qe flasim😊 Keshtu qe s’ka fare vend per ironi.