• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dënuar me 8 vjet burg/ Ja si 23-vjeçari tentoi të vrasë të riun dhe pranimi i autorësisë…

09:44 : 25/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Teksa ishte në kërkim për tentativë vrasjeje, Albert Gjonpalaj, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg. Në vendimin që disponon gazeta “Panorama”, rezulton se vetë Gjonpalaj, nga arratia, me anë të një memoje, ka pranuar fajësinë për ngjarjen.

Nga ana tjetër, vëllai dhe një miku e tij, gjatë këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, e kanë identifikuar të riun si personi që ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë shtetasin Andrea Brigo. Por nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes nuk është zbardhur motivi i ngjarjes, megjithëse thuhet për një sherr të çastit.

Gjonpalaj, thuhet në vendimin e Gjykatës, i ka prerë rrugën Brigos në bulevardin “Bajram Curri” dhe ka qëlluar në drejtim të tij disa herë. Dy nga plumbat e kanë kapur në këmbë, duke e lënë të plagosur. Ndonëse avokati i 23-vjeçarit ka kërkuar nga Gjykata ndryshimin e veprës penale, nga vrasje e mbetur në tentativë në plagosje, kërkesa është rrëzuar nga Gjykata, që në vendim arsyeton se Gjonpalaj ka tentuar ta vrasë të riun dhe kjo është e dukshme nga pamjet filmike.

“Vullneti dhe dëshira e të pandehurit për t’i shkaktuar Andrea Brigos vdekjen, rezulton nga fakti që ai ka gjuajtur me armë në drejtim të trupit, duke i shkaktuar dy plagë tejshkuese në kofshën e djathtë. Gjithashtu, nga pamjet filmike, rezulton se i pandehuri, duke mbajtur në dorë armën e zjarrit, e ka ndjekur atë, por nuk ka mundur ta vrasë, pasi është larguar nga vendi i ngjarjes“, shkruhet në vendim.

Në lidhje me plagosjen e të riut Andrea Brigo, Gjykata ka marrë të pandehur dhe ka dënuar me 4 muaj burg Xhoni Hitajn për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

NGJARJA

Sipas vendimit, Albert Gjonplaj, me anë të veprimeve të kundërligjshme, ka tentuar të vrasë Andrea Brigon, duke i prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar atë me pistoletë.

“Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:03, në vendin e quajtur rruga ‘Bulevardi Bajram Curri’, pranë karburantit ‘Veliaj Petrol’, Albert Gjonpalaj ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Andrea Brigo, duke i shkaktuar dy plagë tejshkuese ne kofshën e djathtë, pranë qemerit, me pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mbi 9 (nëntë) ditë. Një fakt i tillë rezulton nga akti mjekoligjor, pamjet filmike, deklarimi i shtetasit R.S., që përputhet me mekanizmin dhe veprimet e kryera në ngjarje, nga gjetja dhe sekuestrimi i mjetit ‘Mercedes Benz’, me targë AA87XXX, pranë vendit të ngjarjes, i cili përdoret nga Albert Gjonpalaj.

Nga deklarimet e shtetasve M.Gjonpalaj dhe K.Lami, të cilët pasi kanë parë pamjet filmike të ngjarjes, kanë identifikuar Xhoni Hitajn, i cili ishte në shoqërinë e Albert Gjonpalajt kur ky i fundit po qëllonte me armë zjarri, si dhe nga memo e depozituar në Prokurori nga i pandehuri Albert Gjonpalaj, më datë 04.09.2018, konfirmohet se ka qenë ai autori që ka qëlluar me armë zjarri viktimën Andrea Brigo”, shkruhet në vendim.

PRETENDIMI

Një prej personave që ka dëshmuar dhe që ka qenë në makinë me Albert Gjonpalajn kur ka ndodhur ngjarja, ka dhënë versionin e tij për çfarë kishte ndodhur. Duke pranuar se ka qenë 23-vjeçari që ka qëlluar, shtetasi me inicialet R.S. ka pretenduar se ka qenë personi i plagosur që i ka drejtuar armën Gjonpalajt dhe se ky i fundit ka vepruar pas këtij momenti në shenjë mbrojtje.

Por pamjet filmike kanë treguar tjetër gjë dhe sipas Gjykatës ka qenë autori që i ka prerë rrugën dhe më pas ka qëlluar ndaj Andrea Brigos. Gjykata shton se ky i fundit, në këto kushte, ka nxjerrë thikën nga frika për t’u mbrojtur. “Gjatë gjykimit rezultoi e provuar se i pandehuri Albert Gjonpalaj i ka prerë rrugën viktimës, Andrea Brigo, duke mbajtur një armë pistoletë në dorë, dhe viktima, nga frika, ka nxjerrë një thikë. Pasi i pandehuri ka gjuajtur disa herë në drejtim të tij, viktima e veprës penale është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Pra, nuk rezulton të ketë pasur sulm të padrejtë nga ana e viktimës së veprës penale, por sulmi ka nisur fillimisht nga i pandehuri”, shkruhet në vendim. /Panorama/

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

Tragjedi/ Sapo u martuan, aksidentohet çifti dhe ndërrojnë jetë

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com