• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria turistike/ Vendi ku shqiponjat balsamosen nga pronarët skiftera

15:19 : 24/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Padyshim që natyra e ka bekur këtë vend, por njeriu e shfrytëzoi deri në shpërfytërim. Çdo vit propaganda qeveritare numëron turistët e huaj për të nxjerrë shifrat bombastike, edhe të atyre shtetasve Kosovarë që çdo fundjavë dynden drejt zonave bregdetare. Deri në këtë pikë asgjë e keqe nuk vjen, pavarësisht daljeve bajate të ministrave të linjës dhe kreut të qeverisë. Turizmi duhet parë gjetiu, aty ku ai çalon fort dhe pavarësisht kohës që ikën, nuk është më “mungesë eksperience”, por çështje mentaliteti, që nuk ikën kollaj.

Le të mbetemi tek turizmi masiv i tipit: (gatim në dhomën e marrë me qira, pagesë 5-8 mijë lekë për shezlon, ndonjë kafe e ujë, me shpresë ndonjë drekë dhe tjetra është të shëllehesh në diell e të shfrytëzosh detin), kush mos guxojë të thotë se Shqipëria është e përshtatshme dhe u jep mundësi edhe turizmit elitar.

Po një i huaj që është mësuar të gjezdisë me jahte luksoze, kroçera të mëdha dhe pushime në resorte turistike me ca ‘yje’ në ballinë? Interesi për të parë sa më shumë vende i ka bërë që të kthejnë sytë edhe nga Shqipëria dhe gjëja e parë që mund të kenë dëgjuar për të, është se njihemi si “vendi i shqiponjave” dhe një trevë “mikpritëse”.

Po është e vërtetë, shqiponja mund të shohin dhe prekin, por të balsamosura pasi i kanë vrarë këto shpendë fisnike, të tjerat gjenden nëpër kafazë, të mbyllura nga pronari “skifter”. Shtatë vite më parë u vendos moratoriumi i gjuetisë dhe ajo ka dhënë efekte. Pelikani është kthyer masivisht në Lagunën e Karavastasë, disa zogj të tjerë shtegtarë gati të zhdukur vite më parë po gjejnë sërish strehë në vendin tonë. Po i mbrojmë sepse janë edhe “zogj ndërkombëtarë”, sa për ata tradicionalë dhe “autoktonë”, pikë mëshire nuk ka.
Shqiponja të tre llojeve janë thuajse të zhdukura. Në disa zona të vendit janë “pjellë djem” kapës shqiponjash, të cilat më pas i shesin tek pronarë lokalesh, që në të shkuarën dhe tashmen njihen edhe si tipa të fortë. Në disa raste e vrasin dhe e balsamosin shpendin simbol, në të tjera kur kapësi është i shkathët dhe nuk e ka dëmtuar e marrin dhe mbajnë në kafazë, për të tërhequr sa më shumë vizitorë, të cilët buzagazen për ndonjë foto.
Sa për mikpritjen, ajo është me shumë dimensione. Por vështirë që një turist kalimtar i huaj të futet në të thella për të studiuar mikpritjen tradicionale, besën e shqiptarit dhe traditën sesi e ka pas pritur mikun. Në Porto Palermo zbritën edhe pesë turistë spanjollë, edhe ata për mikpritjen kishin dëgjuar, por aty i priti me grushte e thika në duar pronar zevzeku, miku i kryeministrit Rama dhe kushëriri i ish mikut të Ramës, pra Mihal Kokëdhima.

Lexo edhe:

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

Për disa orë panë tmerrin me sy kur vetëm se përse refuzuan dy peshq ai iu qep mbi kofanon e makinës duke i sulmuar dhe traumatizuar. Mikpritje shqiptare? “Një njeri i vetëm nuk personifikon gjithë Shqipërinë”-tha Ministri i Turizmit Blendi Klosi, gjatë takimit me turistët e dhunuar. Për fat të keq, ka shumë pronarë që përfaqësojnë natyrën e Mihalit. Janë ata tipa të rëndë që brenda restoranteve të tyre zënë ballinën e vendit më të mirë, ku ushqehen e zhgërryhen për disa orë dhe shohin çdo gjë. Nëse nuk u pëlqen një tavolinë me klientë që ankohen ata të rrahin, të shajnë dhe fyejnë.

Kë do kërkosh, policinë? Së pari ajo do të vijë me vonesë, sepse këtë kohë kanë qenë të zënë edhe me sekuestrim çadrash, në aksionin anti-informalitet, kot për sport, se ashtu iu tek kryeministrit. Ja ardhën, çfarë do bëjnë? Ai pronar sherrxhi ka ca miq shefa policie, e nëse ata nuk mjaftojnë, gjenden zyrtarë të lartë lokal e madje edhe në qendër, sepse kanë shoqëri të zgjeruar dhe interesin e përbashkët: “marrës votash dhe dhënës pushteti”.
Është mirë të mbetemi tek ky oazi ynë turistik, me plazh pasi ke paguar shezlonët, muzikë mikse në sfond që të çan daullen e veshit. Pastërtia e bregdetit, pastërtia e ujit dhe shërbimet që ofrohen janë tre pikat që bëhet matja e parë e turizmit veror. Në disa zona të vijës bregdetare ka një lloj dore përkujdesje në synimin e pastërtisë së bregut të detit.
Bashkitë, por më shumë pronarët e lokaleve buzë detit e kanë kuptuar që të investosh fare pak në pastrim, të kthehet dyfish e mos më shumë në fitim. Sa për ujin ajo vijon të jetë gangrenë në disa plazhe, ku ujërat e zeza janë zotër të detit. Sipas Eurostatit, që ka nxjerrë një studim të fundit, Shqipëria është vendi i parë në Europë për ndotjen e lumenjve.

Ajo që e bën edhe më të vecantë, është se kemi dyfishin e ndotjes krahasuar me vendin e dytë në renditje, Rumaninë. Kjo ndotje zbrazet bash e në det, aty ku propaganda qeveritare na fton të kridhemi në ujë, por më mirë të mos bzajmë, se të ndodh që po u ankove zotërët e lokaleve me dhe pa leje, të bëjnë gjëmën. Sa për turizëm elitar me komplekse shërbimesh, guida kulturore dhe “mikpritje mbresëlënëse”, më mirë mos goxojmë për ta kërkuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

17:05 : 13/05/2025
SPORT

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

17:04 : 13/05/2025
BOTA

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

16:52 : 13/05/2025
SPORT

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025
Para

'Çmendet' moti/ Vetëtimat spektakël në qiellin e Durrësit (FOTO)

TË GJITHA

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

17:05 : 13/05/2025

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

17:04 : 13/05/2025

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

16:52 : 13/05/2025

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com