• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Kush të zemëroi o Tos, që ike me kaq ngut, ne të deshëm fort”/ Rrëfimi prekës i Rikard Ljarjas

14:35 : 24/08/2019
në BOLD BLOG

Nga RIKARD LJARJA

Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut?! Me kë u zemërove? Ne të gjithë të deshëm, fort. A thua të mbaruan fjalët?! Nuk e besoj!

Ti kishe shumë për të thënë, me zërin tënd të butë si kadife, me mendjen tënde të qartë si kristal. Pse ike kaq shpejt, o mik? U takonim vite përpara, në vitet e vështira në “Bar West”. Aso kohe, ti i kishe flokët e gjatë pak si biond të lidhur nga mbrapa. Pinim kafe. Bënim ndonjë thashethem pa zarar. Aty ishin të gjithë: Lakoja që e pinte konjakun në banak, Shvarci që nervozohej kur lexonte gazetat me mungesën e drejtshkrimit, Panoja që rrinte në një tavolinë vetëm me një copë letër dhe një stilolaps dhe shkruante poezi me forma klasike me katër vargje dhe me rima të alternuara. Diku në ato poezi, je edhe ti o Tos. Ishte edhe Sokoli, juristi miku ynë, ishte Roku i kudogjendshëm, Mond Laçi, Tori, nganjëherë vinte edhe Edi

Punuam te “Vizion +”. Rrinim pothuaj gjithë ditën bashkë. Një ditë kur po rrinim në kafe pa folur gjatë, ti, papritur, sikur u kujtove për diçka:

– Kam gjet një fotografi tendën në shtëpi.
– Çfarë?

Lexo edhe:

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

Sulm me th*kë në Francë, plagosen 4 persona, autori v*itet nga policia

– Në dasmën e nënës sime.

U kujtova, isha shumë i ri kur një ditë Vehbi Çanga më tha se martonte motrën dhe…
Shkova te shtëpia mbi “SHNUMë”, karshi poliambulancës.

Aso kohe, unë isha “ahengxhi”, mora fizarmonikën dhe shkova në dasmën e nënës së Tosit. Nuk ma merrte mendja se do të isha fiksuar në një fotografi.

Mbasi u mbyll “Bar West”-i, ndërruam vend. Shkuam te “Friend’s Bookhouse”, te Ladi.
Prapë mblidheshim: Plutoni, Gerta, Astriti i papërtueshëm, Eno, Dash Balla, Tan Huqi, Misha… aty prisnim edhe miq të rastit që ndalonin, pinin nga një gotë, ndërronim muhabet… Dash Shehi…

Të gjithëve na mblidhte Tosi. Po të mos ishte Tosi, asnjeri nuk do rrinte aty.

Jetonte në shtëpi me qira. Një ditë kishte blerë një kilogram oriz.
– Po bëke pilaf!

– Jo, e kam për pëllumbat.

– Pëllumbat?

– Kanë mbet pa zot, janë vrarë çunat që i mbanin

Dhe kujdesej për pëllumbat e viktimave!

Seç kishte një trishtim që nuk iu nda asnjëherë.

E kujdesej edhe për të panjohurit. Në ’97, mbasi bandat vodhën e grabitën, i vunë edhe flaken “Bankës së Kursimeve” në Shkodër, flaka e ’97-ës dogji edhe shtëpinë që ishte sipër saj, kështu që qytetari mbet në mes të katër rrugëve dhe e pa të udhës të kërkonte ndihmë, duke bërë një thirrje në gazetë. Tosi shkroi një artikull. Dhe qytetari iu përgjigj: Kush je ti o Fatos Baxhaku që më del zot pa më njohur.

Më pyete se kush ishte ky njeri, më the emrin: Agostin Ashta. Me zor e gjeta se kush ishte, sepse ne të gjithë e thërrisnim: Gusti.

I urreje lavdërimet.

Kur promovoi një libër që bashkëpunoi me Klodi Kapon në sallën e Ministrisë së
Kulturës, mbasi mbaroi promovimi ishte shumë nervoz. Iu afrova andej nga fundi,
desha ta uroj.

Seç mërmëriti nëpër dhëmbë.

– Çfarë ke?

Prapë diçka mërmëriti.

E mora vesh.

I fola dy-tri fjalë, që ishte nder që e lavdëronin, se e meritonte…

Nuk më la të mbaroj.

Prapë foli nëpër dhëmbë.

Nuk e ngacmova më.

Urimet për librin ishin unanime dhe të sinqerta.

Nuk i duronte. E quante se kishte bëre vetëm detyrën.

E donte vajzën, vajzat e tij. Kam qëlluar shpesh kur takoheshin.
Si përkujdesej, për gjithçka.

Edhe për… vazhdonte të ndihmonte

Ne të gjithë e donim fort.

E donin edhe të gjithë vajzat e tjera. Nuk e di pse. Ndoshta sepse ishe i ëmbël, i butë, fjalëpakë dhe që rrezatoje vetëm mirësi, fort.

Edhe ai i donte, i donte. Dhe i ndihmonte sa herë i jepej rasti. Vajzat.
Ej, Tos-o, ç’pate që ike me kaq ngut.

Na le një boshllëk të madh.

Ti nuk e paske ditur se kush je, se ndryshe do të rrije, do të rrije se na duheshe: Për mjeshtërinë e profesionit, që e bëje pa hile dhe pa kërkuar asgjë. Do të rrije për të mbaruar ato që kishe planifikuar. Se i duheshin atdheut (thashë një fjalë të madhe që ai nuk donte), po, po atdheut, e them me gojën plot. Se ti ishe ai që po na mungon çdo ditë: I ndershmi, i ndershmi me veten, me ne të gjithë, i dashuri, i buti, i trishtuari, hallemadhi, se edhe halle kishe me shumicë, po nuk u ankove kurrë.

U hap dera dhe vura re se i ngjite ato dy shkallë me zor. “Pse qenka kaq i lodhur”, thashë me vete. Pastaj filloi një ceremoni e vogël për promovimin e një libri timin (se mbasi mbarova me kinemanë, kam filluar të shkruaj meqë s’bëj dot film më).
Pas pak po e kërkoja me sy se ku ishte futur, po nuk e pashë.
Ishte hera e fundit që e shikoja.

Më vonë mora vesh se ishte sëmurë dhe erdhi.

Kaq sëmurë ishte sa nuk arriti të qëndrojë deri në fund, e megjithatë erdhi.
Erdhi.

Po iku.

Ej, Tos-o, pse ike me kaq ngut.

Ne të gjithë të deshëm.

Fort.

Pushofsh në paqe, miku i im!

*Opinion i publikuar sot ne gazeten PANORAMA. Titulli i autorit: Eh, o miku im i mirë!

Lajme të lidhura

SPORT

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025
BOTA

Sulm me th*kë në Francë, plagosen 4 persona, autori v*itet nga policia

18:06 : 02/09/2025
SPORT

Leverkusen kërkon pasuesin e Ten Hag, del në skenë emri i teknikut spanjoll

17:47 : 02/09/2025
AKTUALITET

Gripi agresiv nga Australia do të vi edhe në Shqipëri, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

17:45 : 02/09/2025
SHOW BIZ

Luiz Ejlli ribashkon ‘forcat’ me Pirro Çakon pas 15 vitesh

17:36 : 02/09/2025
RAJONI

Vuçiç takohet me Putinin në Pekin: Bashkëpunimi me Rusinë, prioritet për Serbinë

17:35 : 02/09/2025
Para

“Si hije pas Safetit”/ Denoncimi: Ja kush është kryegjyqtari që i dha mandatin Gjicit

TË GJITHA

FOTO/ Egnatia prezanton prurjen e re në skuadër

18:09 : 02/09/2025

Sulm me th*kë në Francë, plagosen 4 persona, autori v*itet nga policia

18:06 : 02/09/2025

Leverkusen kërkon pasuesin e Ten Hag, del në skenë emri i teknikut spanjoll

17:47 : 02/09/2025

Gripi agresiv nga Australia do të vi edhe në Shqipëri, mjeku paralajmëron grupmoshat e rrezikuara

17:45 : 02/09/2025

Luiz Ejlli ribashkon ‘forcat’ me Pirro Çakon pas 15 vitesh

17:36 : 02/09/2025

Vuçiç takohet me Putinin në Pekin: Bashkëpunimi me Rusinë, prioritet për Serbinë

17:35 : 02/09/2025

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

17:29 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com